Emigracioni në SHBA: Programi DACA është ende në fuqi, aplikoni tani nëse plotësoni kushtet
Një qytetar pyet nëse mund të aplikojë për programin DAKA (DACA) tani që në Shtëpinë e Bardhë është presidenti Tramp. Përgjigja është: Po, mund të aplikoni nëse jeni i ligjshëm për të!
Me këtë rast duke menduar se i përgjigjemi edhe shqetësimit të personave të tjerë, Illyria publikon sërish një artikull të saj të botuar dy vjet më parë, për të freskuar tablonë.
ARTIKULLI
Avokati Kieran BOTH në përgjigje të letrave të lexuesve lidhur me programin e Presidentit Obama për Emigracionin
Është shumë e rëndësishme që të kuptohet që program i presidentit Obama nuk është amnisti e vërtetë për emigrantët ilegalë dhe nuk i jep askujt status permanent në SHBA.
Qëllimi i programit është të lehtësojë nga presioni i një deportimi të mundshëm studentët dhe disa persona të veçantë që kanë fëmijët në SHBA me status emigranti. Gjithashtu programi përfshin edhe dhënien e lejes së punësimit në Amerikë.
Kohët e fundit po flitet shumë për propozimin e presidentit Obama për të bërë ndryshime në sistemin e emigracionit duke u dhënë dokumenta legale emigrantëve ilegalë. Gjithësesi kjo nuk do të thotë që ky veprim do t’i pajisë ata me statusin e rezidentit permanent(green card), por do të ketë një impakt të madh, pozitiv, për familjet e emigrantëve.
Plani i presidentit do t’i lejojë ata të fitojnë lejen e punës(work permit) dhe numrin e punës. Kjo do t’i mundsojë të punojnë legalisht me emrat e tyre, dhe të udhëtojnë brenda për brenda SHBA.
Edhe pse ky plan i presidentit Obama do të hyjë në veprim, përsëri Kongresi mund të ndryshojë ligjet mbi të cilat mbështetet presidenti në veprimet e tij. Veç kësaj, në 2016 do të kemi një president të ri, i cili/e cila/ mundet që ta braktisi këtë program.
Plani i presidentit përfshin disa grupe apo kategori emigrantësh. Shpresojmë që disa emigrantë të fillojnë të aplikojnë për shtyrje të deportimit. Ky plan favorizon prindërit e atyre që i kanë fëmijët shtetas amerikanë, ose rezidentë permanentë, në qoftëse prindërit e tyre kanë të paktën 5 vjet që banojnë në SHBA.
Plani nuk do ta bëjë të lehtë hyrjen e emigrantëve ilegalë në SHBA. Të ardhurit e rinj ilegalisht do të jenë sërish të parët në listë për t’u deportuar. Kufiri do të jetë më i përforcuar me fokus në lëvizjen(heqjen) e emigrantëve nga territori amerikan. Gjithësesi plani i përgjigjet realitetit – forcat e zbatimit të ligjit nuk do të mund të deportojnë të gjithë emigrantët padokumenta që ndodhen brënda SHBA, por do të shkohet pas atyre që kanë kryer krime dhe përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë e vendit.
Plani DAKA (DACA-Deferred Action For Childhood arrivals) do të zgjerohet duke përfshirë edhe prindërit e fëmijëve emigrantë që hynë në këtë program.
Programi do të quhet DAPA(Deferred Action for Parent Accountability). Aplikantëve për këtë program do u duhet të provojnë që ata janë prindërit e atyre fëmijëve që janë bërë shtetas amerikanë, ose atyre që kanë marrë green card-ën. Mosha e fëmijëve ose statusi i tyre civil (beqarë apo të martuar) nuk do të bëhet pengesë për prindërit aplikantë. Certefikata e lindjes e fëmijëve është prova më e mirë për lidhjen e tyre familjare, por mund të jepen prova për këtë edhe nëpërmjet rrugëve apo mënyrave të tjera.
Aplikantët për DAPA do t’u duhet të provojnë prezencën e tyre fizike në SHBA në ose para 1 janarit 2010. Evidencat duhet të përfshijnë çdo dokument që vërteton se aplikanti ka qënë në SHBA që nga ajo datë deri në kohën e tanishme. Dëshmi të punësimit, të shkollës, dokumenta të gjykatës, ato shëndetsore, certefikata martese, deklatara bankare, të pronësimit të shtëpisë , karta krediti, pagesa e taksave shtetit, etj. janë prova të mira që vërtetojnë se aplikanti është banor i Amerikës. Është e rëndësishme të provohet koha se kur ka hyrë në SHBA, ndaj nevojitet pasaporta e tij me vulën e hyrjes këtu . Data e hyrjes në këtë vend do të jetë më e vështirë të vërtetohet për ata që kanë hyrë ilegalisht, dmth pa u inspektuar nga Emigracioni. USCIS do të kërkojë të shohë nëse ka evidence e dokumenta të mjaftueshme që tregojnë që individi ka jetuar në SHBA në mënyrë të
Liria e presidentit për të ndërmarrë veprime administrative nën autoritetin e tij.
Ligjëbërësit që kundërshtojnë planin e presidentit thonë se ai nuk ka të drejtë ligjore të ndërmarrë veprime të kësaj natyre. Kritika ndaj presidentit për këtë qëllim ka shkuar tepër larg. Brenda degës ekzekutive presidenti gëzon pushtet të gjerë për të menaxhuar punët e shtetit federal. Ai ka të drejtë të lëshojë udhëzime, rregulla urdhëra që quhen ”executive orders”(urdhëra ekzekutiv) të cilat janë të detyrushme për t’u zbatuar ligjërisht nga agjensitë federale dhe që nuk kërkojnë domosdoshmërisht aprovimin e Kongresit. Këtë të drejtë atij ia njeh Kushtetuta. Presidenti gëzon të drejtën se si dhe se kur të vendosë për zbatimin e tyre.
Është shumë e rëndësishme të kuptohet nga njerëzit e interesuar se asgjë nuk mund të bëhet nga avokatët apo ‘konsulentët’ që merren më probleme të emigracionit për t’u ardhur në ndihmë në këtë kohë. Nëse u paraqiten avokatë apo këshilltarë që u propozojnë për t’u legalizuar statusin(atyre që u jepet leje pune) duhet të jeni të ndërgjegjshëm që nuk u thonë të vërtetën. U sugjerojmë lexuesve tanë që të jenë shumë të kujdesshëm ndaj ofertave të tilla. Këta janë individë të pandershëm që kërkojnë të përfitojnë nga njerëzit në nevojë, sepse nuk ka ligj të ri për këtë punë./Illyria