Evan THOMAS: Të dashuruar me luftën
Arsyet dhe shkaqet – territori, ideologjia, armët e shkatërrimit në masë – mund të ndryshojnë me kohën, por etja jonë e pashuar për të, është e përjetshme
Theodore Roosevelt donte një luftë, dhe pothuajse çdo lloj lufte i bënte punë. Në vitin 1886, kur pa një kauboj 27-vjeçar në Territorin e Dakotës, ai propozoi që të “krijoheshin disa kompani pushkatarësh-kalorës, për çdo rast telashi me Meksikën”. Ai i shkruajti mikut të tij, kongresmenit Henry Cabot Lodge: “A do të më telegrafosh menjëherë, nëse lufta bëhet e pashmangshme?” Në vitin 1889, teksa bënte agjitacion për gatishmërinë e ushtrisë, ai i shkruante diplomatit britanik, Cecil Spring-Rice: “Sinqerisht, nuk e di nëse duhet të më vijë keq që vërej një farë përplasje me Gjermaninë; djegia e Neë Yorkut dhe disa qyteteve të tjerë bregdetarë do të ishte një leksion i mirë, mbi nevojën për një sistem të përshtatshëm mbrojtjeje bregdetare”. Rooseveltit i pëlqente shumë hiperbola, por ai ishte serioz. I shkruante Spring-Ricet: “Ndërkohë që do të na duhet të marrim disa goditje të tmerrshme në fillim, mendoj se në fund do ta shqetësonim pak kaizerin”.
Në librin “Të dashuruarit pas luftës”, unë rrëfej historinë e tij, si një mënyrë për të kuptuar joshjen e lashtë të fushëbetejës. Pjesërisht po përpiqesha të kuptoja qasjen time ndaj luftës në Irak. Si gazetar i Neësëeek që shkruante për atë konflikt (nga një distancë e sigurtë), fillimisht kisha qenë një fajkua, por më vonë u pendova, teksa kostot rriteshin. Lufta mundet që në një mënyrë të paqartë të arrijë disa prej objektivave, por është e qartë se shumë gazetarë, përfshirë mua, morën një dozë të butë ethesh lufte në periudhën nga 11 shtatori deri në pushtimin e Irakut, në vitin 2003.
Tani kemi kaluar pothuajse 14 vjet që kur nisi angazhimin ynë në Irak dhe Afganistan dhe betejën në vazhdim, kundër ekstremizmit islamik. Tashmë ka zënë vend një lloj lodhjeje nga lufta. Për shumë njerëz, luftimet duken shumë larg dhe, të lehtë për t’u injoruar. Ndoshta nuk është koinçidencë që ka dalë një seri librash dhe filmash, të cilët përpiqen të bëjnë sa më grafiike eksperiencën e vërtetë të luftës, sidomos filmi që fitoi Oscar, “The Hurt Locker”. Janë rrëfime që kërkojnë të na bëjnë të kuptojmë dhe kujtojmë. Për një farë kohe, ata mund të shuajnë etjen e kahershme për luftë, ndonëse unë besoj se ato lloj ethesh nuk ikin asnjëherë. Eshtë themelore për psikikën e mashkullit.
Roosevelti ishte një dashnor i vërtetë i luftës. Qoftë sepse donte të kompensonte për babanë e tij të dashur, i cili kish paguar për të mos u rekrutuar në Luftën Civile, qoftë sepse siç shkruante shpesh ai, kishte frikë se mos “raca” anglo-saksone po “mbiqytetërohej” dhe po dobësohej, Roosevelt donte të testohej në fushëbetejë. Ai e plotësoi dëshirën e tij në 1 korrik 1898, duke mbushur kodrat Kettle dhe San Juan me Rough Riders-at në Kubë. “A të kam thënë se kam vrarë në spanjoll me duart e mia?”,- i shkruante Rooseveti Lodget në një letër. Kjo duket se kënaqte etjen e tij për luftë, për një farë kohe. Si president, Theodore Roosevelti preferonte “të fliste butë, por të mbante një shkop të madh”. Gjithësesi në 1917, tashmë mbipeshë dhe gjithnjë e më i pafuqishëm, në moshën 58-vjeçare, ish- presidenti i SHBA doli vullnetar të krijonte një divizion për të luftuar në Francë. (Duke mos dashur ta bëjë Rooseveltin hero apo martir, preisdenti ëilson nuk pranoi).
Roosevelti ishte një rast ekstrem. Po sa shumë burra, nëpër mijëvjeçarë, kanë dashur të dinë se si do të dilnin në luftime? A do të ishin të guximshëm e do të luftonin? Apo do të përuleshin dhe vraponin? Lufta ka qenë, për pothuajse të gjithë popujt dhe gjithë kohërat, testi më i pastër i burrërisë. Eshtë një “forcë që na jep kuptim”, siç ka shkruajtur korrespondenti i New York Times, Chris Hedges – dhe shkatërrimi i popujve dhe kombeve. Burrat dhe tani gjithnjë e më shumë edhe gratë luftojnë luftëra për gjithfarëlloj arsyesh, ndonjëherë për shkak të fisnikërisë, apo të paktën domosdoshmërisë. Ne mendojmë për “Luftën e Mirë”, Luftën e Dytë Botërore, luftëtarët e së cilës tashmë po vdesin me shpejtësi, të nderuar tek lënë këtë jetë. Por përpara Luftës së Mirë ishte Lufta e Madhe, siç njihej në atë kohë. Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, në gusht 1914 u përshëndet me diçka të ngjashme me euforinë, nga të rinjtë që rendën drejt uniformave. Studentë britanikë dhe shokë skuadrash krijuan “Batalionet Pals” dhe ndonjëherë përparonin drejt gjermanëve, duke i pasuar topin njëri tjetrit. Ata u masakruan. Në betejën e Sommes në vitin 1916, afro 20 mijë ushtarë britanikë vdiqën në një ditë të vetme. “Çdo luftë është ironike, sepse çdo luftë është më e keqe nga sa pritet”, shkruante Paul Fussell tek “Lufta e Madhe dhe Kujtesa Moderne”. “Somme ishte angazhimi më i madh i luftuar, që nga fillimi i qytetërimit”. Që atëherë ka patur beteja më të mëdha dhe më me shumë viktima, teksa lufta është bërë njëkohësisht më moderne dhe më primitive; konfliktet e armatosur kanë përfshirë gjithmonë e më shumë civilë, jo vetëm ushtarë.
E megjithatë, në një farë mënyre ne harrojmë. Një amnezi kolektive pushton të rinjtë që duan të tregohen burra para etërve, dhe etër që kanë humbur shansin të luftojnë kur kanë qenë të rinj. Në vitet 1890, jo vetëm Roosevelti, por edhe shumë bashkatdhetarë të tij, ishin mbërthyer nga një uri për luftë. Oliver Wendell Holmes Jr, që më vonë u bë një prej gjykatësve më të mëdhenj të Gjykatës së Lartë në SHBA, veshi uniformën e tij të luftës civile dhe u jepte leksion studentëve të Harvardit, se lufta është “hyjnore” dhe nuk duhej humbur. Presidenti i SHBA, William McKinley, që kish parë shumë të vdekur si ushtar në Luftën Civile, u përpoq t’i rezistojë dëshirës për betejë.
Por ai u mënjanua nga fajkonj si Roosevelti dhe ëilliam Randolph Hearsti, botuesi i gazetave që më vonë do të pretendonte, me një farë ekzagjerimi, se ai personalisht kishte shkaktuar luftën amerikano- spanjolle, me kryqëzatën e tij sensacionaliste. “Ishte një luftë e vogël e mrekullueshme”, i shkruante Rooseveltit në vitin 1898 John Hay, ambasadori i SHBA në Britani. Amerikanët kishin dëbuar spanjollët nga Kuba. Por një tjetër konflikt i papritur po niste në Filipine, në anën tjetër të botës. Marina e SHBA kishte mposhtur një flotë spanjolle në gjirin e Manilës, dhe tashmë amerikanët ishin pushtues të paqëllimtë të një vendi, që presidenti McKinley thoshte se mezi e gjente edhe në hartë. Luftimet në Filipine vazhduan edhe për 4 vite, me 4000 viktima. Pati masakra nga të dy palët në kundërsulmin e harruar tashmë kundër filipinasve, dhe për herë të parë amerikanët përdorën një mënyrë marrje në pyetje që quhet “waterboarding”.
Vlerësimi im personal për luftën, ndërkohë që është i veçantë për brezin tim, është një leksion shumë i njohur historie mbi luftën dhe kujtesën – ose harresën. Unë u diplomova në vitin 1973, shumë vonë për të shkuar në Vietnam. Ashtu si gjithë shokët e mi unë isha kundër luftës dhe i kënaqur që më shpëtoi. Megjithatë, sa më shumë kalonte koha, aq më shumë ndieja parehati, kur mendoja që lloji im kishin qenë kryesisht në gjendje të shmangnin luftën, ndërkohë që të rinj më pak të arsimuar dhe të varfër, ishin rekrutuar dhe atje ishin vrarë.
Për një kohë të gjatë, dukej se ne donim të harronim Vietnamin. Por tek shihja filmin “Forrest Gump” në vitin 1994, pata një rikthim të shpejtë kujtese. Heroi ishte Gumpi, i pavetëdijshëm me uniformën e tij ushtarake plot medalje, në një miting paqeje në Uashington. Të këqijtë ishin protestuesit kundër luftës. Mu bë e qartë se gjendja shpirtërore e kombit po ndryshonte; Hollywoodi sigurisht që e ndiente. Ne e kishim lënë pas Vietnamin – dhe ishim gati për luftën e radhës.
Lufta e Gjirit 1991 nuk ishte aq e përgjakshme për të qenë e lavdishme – u luftua dhe fitua në më pak se 100 orë, dhe mori më pak se 300 jetë amerikanësh. U la pas menjëherë. Teksa vitet nëntëdhjetë shkonin drejt fundit, kishim një ndjesi se nuk e kishim përfunduar detyrën e heqjes qafe të Sadam Huseinit – unë e di që e ndieja. Por që nga 11 shtatori, me luftërat e gjata në Irak dhe Afganistan, ne kemi plotësuar tashmë etjen tonë për luftime. Jemi rikthyer në fazën ku filmat dhe kujtimet kapin anët më të errëta të luftës. Lufta nuk duhet të mitologjizohet, por ajo duhet të kujtohet. “Më mirë që lufta është e tmerrshme”, shkruante dikur Gjenerali Robert E. Lee, “përndryshe ne do të bëheshim shumë të dhënë pas saj”.