BE-ja po lufton për të rifituar pushtet në Ballkanin Perëndimor
Kur përfaqësuesja e Lartë e Bashkimi Europian Mogherini, ju drejtua parlamentit të Serbisë javën e kaluar, ajo dha një mesazh optimistë në një vend ku liderët politike të së cilës thonë se është prioritet që vendi të bashkohet me bllokun e 28 vendeve më të zhvilluara.
Por në vend të kësaj ajo u mbyt nga talljet. Serbia! Rusia! “Ne nuk kemi nevojë për BE-në,” thërrisnin anëtarët e një partie nacionaliste të cilët mbanin në dorë postera ku shkruhej “Serbia nuk i beson Brukselit”.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Mogherini u kap në befasi nga thirrjet të cilat vinin nga një pakicë në parlament. Por ata vazhdonin të deklaronin se entuziazmi për t’u bërë pjesë e BE-së ka rënë jo vetëm në Serbi, por në gjithë Ballkanin, si një rajon i rrethuar nga tensionet etnike dhe gjendja e keqe ekonomike e ka kthyer sërish, pas kaq shumë vitesh në një arenë rivalitetesh midis Evropës Perendimore, Rusisë dhe Turqisë.
Pas vizitës së saj të enjten e kaluar zonja Mogherini ka shprehur shqetësime për vendet e Ish Jugosllavisë dhe shtetet e tjera të cilat janë të ekspozuar karshi tensioneve.
Pas eurozonë, krizave të emigrantëve dhe votimit Brexit, vendet në rajon besojnë se BE-ja nuk mund të ofrojë një perspektivë serioze të anëtarësimit.
Me zgjedhjen e Donald Trump si kreu i Shtëpisë së Bardhë, pritet të shihet edhe pozicionimi i SHBA në këtë rajon, liderët e BE-së janë duke luftuar për të treguar se blloku mund të jetë një forcë stabilizuese në këndin më të trazuar të kontinentit.
Federica Mogherini në një takime të premten me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliç u shpreh se: “Ne kemi nevojë që jo vetëm të përcjellim një mesazh për rajonin- shpresoje që mos ta keni harruar, që ju jeni prioriteti ynë, por gjithashtu dhe një mesazh global. Për SHBA -ne –ne ju duam atje. Dhe për Rusin–ne jemi atje, tha zyrtarja e lartë e BE-së.
Për dy dekada që nga konfliktet post-jugosllave të viteve 1990, perspektiva e anëtarësimit në BE ka qenë një shtyllë e stabilitetit në këtë rajon dhe një nxitje për reforma të mëtejshme.
Një shtyllë tjetër ishte ndërhyrja implicite e SHBA-së, nëpërmjet NATO-s, e cila ndërhynte në qoftë se tensionet bëheshin konflikte, si në Bosnje dhe Kosovë në vitet 1990.
Jo vetëm që rajoni nuk është i stabilizuar dhe s’ka prosperitet, pa një Europë të pastër dhe me perspektivë, por kurrë Europa s’mund të jetë në stabilitet, e bashkuar, e lire dhe në paqe pa vendet lindore të Ballkanit .
Srdjan Dramanovic , Ministri i Jashtëm i Malit te Zi, ka dërguar shumë alarme këto muaj. Si Mogherini udhëtoj në vendet lindore të Ballkanit javën e kaluar, pas dy vjetëve krizë pikërisht në Maqedoni. E cila përfundoi ashtu siç prtitej, ku presidenti bllokoj kushtetutën e kryeministrit, fal kryetarit të opozitës bashkë me ligjet etnike për shqiptarët.
Shefja e politikës së jashtme të BE, paralajmëroj zgjidhjen e konflikteve etnike, 15 vjet pas luftës civile midis pjesës dërrmuese të popullsisë shqiptare, e cila ka ndjekur për një kohe të gjatë premierën e mashkullit të hekurt maqedonas Nikola Gruevski.
Nga veriu në perëndim, në Mal të Zi, BE-ja dhe SHBA ishin fillimisht skeptikë, për pretendimet se Rusia kishte organizuar një sulm të befasishëm dhe komplot për të vrarë kryeministrin gjatë zgjedhjeve në tetor, për të penguar hyrjen e planifikuar të vendit në NATO. Pasi Montenegro kishte paraqitur prova, diplomatët perëndimorë dhe agjencitë e zbulimit besojnë se Moska fshihej me të vërtetë pas kësaj përpjekjeje.
NATO dhe BE-ja kanë nevojë për ‘strategji të madhe’ për të rezistuar ndaj Vldimir Putin, thonë zyrtarët e lartë britanik, të shqetësuar për oportunizëm rus.
Srdjan Darmanoviq, Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, tha në një intervistë për Financial Times, se “Jo vetëm që rajoni nuk mund të jetë i qëndrueshëm dhe i begatë pa një perspektivë të qartë evropiane, por as nuk mund që Europa të jetë e qëndrueshme, e tëra, e lirë dhe në paqe, pa bërë pjesë të saj Ballkanin Perëndimor e duke u integruar plotësisht,” tha ai.
Një tjetër tension është rindezur pak muaj më parë midis Serbisë dhe Kosovës, që është në të njëjtën kohë një molle sherri në Ballkan. Po ashtu diplomatet paralajmëruan gjithashtu se Rusia është duke kthyer Milorad Dodik, presidenti i republikës Srpska , etniteti serb i Bosnjes propozoj një referendum për pavarsinë nga Bosnie-Herzegovina.
Pas vizitës së saj javën e kaluar, Frederica Mogherini provoj rrezik ekstrem, mes tensioneve etnike brenda ose midis shteteve në rajon që gjithashtu janë të ekspozuar përball “Tensionit Global”.
Disa liderë të tjerë në Ballkanin perëndimor paralajmërojnë se BE-ja dhe SHBA-të e kanë lënë pas dore prej kohësh këto vende, duke e kënaqur veten me angazhimet sipërfaqësore mbi stabilitetin dhe përgatitjet për integrimin euro-atlantik vetëm nga udhëheqësit lokalë aty.
“Brukseli dhe Uashingtoni ushqehen me marrëdhëniet me ‘burrat e mëdhenj’ lokalë, të cilët ata besojnë se mund të dorëzojë mallrat kryesore politike; domethënë, duke e siguruar ata paqen “, thotë Jasmin Mujanovic, një shkencëtar politik boshnjak. “Për sa kohë që ata të dërgohen në këto fronte, nga BE-ja dhe SHBA, kjo tregon një tjetër fakt për mungesën e reformave substanciale demokratike dhe ekonomike në këto vende.”
Në takimin e tyre krerët e BE janë të vendosur për rikthimin e përkushtimin e tyre afat-gjatë për të dhënë anëtarësimin në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Por me këtë premtim që ka gjasa të shihet me skepticizëm, Ivan Krastev, kryetar i Qendrës për Strategji Liberale në Sofje, thotë se BE-ja duhet të jetë e zgjuar në lidhje me përdorimin e levave që ruan.
BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i rajonit, as Turqia dhe as Rusia e kanë të pa mundur të zëvendësojnë rolin e saj strategjik në zhvillimin ekonomik. Migrimi nga Ballkani Perëndimor po ashtu rrjedh pothuajse tërësisht në BE, e jo në Turqi apo Rusi.
Kjo do të thotë se mbështetja financiare dhe investimet e BE- edhe liberalizimi i vizave, ende ofrojnë mundësi për të inkurajuar bashkëjetesën paqësore dhe vazhdimësi të reformave, edhe pse liberalizimi i vizave është bërë problematike që nga kriza e emigrantëve që vijnë nga lindja e Mesme.
“BE-ja duhet të bëjë diçka më shumë se zakonisht për investimet, nëse dëshiron të jetë efektive [në Ballkan],” thotë zoti Krastev. “Vetëm duke hedhur disa para më shumë dhe duke bërë disa premtime më shumë nuk do të jetë e mjaftueshme për të qenë efektive”./Pershtatur nga opinion.al
Nga: Neil Buckley, London
Arthur Beesley, Bruksel