LIBRA: VKM-ja i hap rrugë biznesit të mbetjeve radioaktive në Shqipëri
Miratimi i rregullores për trajtimin e mbetjeve radioaktive, në shtatorin e vitit të kaluar me vendim të Këshilli të Ministrave, i hap rrugë depozitimit të tyre në vendin tonë. Kështu pretendon LIBRA. Përgejgjësja për programin e shëndetësisë të kësaj partie, Ardiana Çapi e dënoi këtë vendim si të rrezikshëm për Shqipërinë
“Në rregulloren VKM 2016, është zhdukur Qendra e Fizikës Bërthamore nga roli i saj, dhe shfaqen dy aktorë të rinj në trajtimin e aktiviteteve radioaktive; përdoruesi i licencuar për aktivitete që gjenerojnë mbetje radioaktive dhe personi i licencuar për depon e menaxhimit të mbetjeve radioaktive. Tashmë depozitimi përfundimtar i mbetjeve kthehet në biznes që bëhet i ligjshëm me një licencë të Komisionit të Mbrojtjes Radioaktive. Ligjërohen me një VKM që ka 60 nene, më shumë se edhe një ligj, depozitat të përhershme të mbetjeve radioaktive në Shqipëri. Libra i kërkon prokurorisë ta hetojë këtë vendim qeverie si dhe i bën thirrje shoqërisë civile të ngrenë zërin pasi ky mund të jetë një rrezik i madh”, tha Çapi.