Albspirit

Media/News/Publishing

Ndalimi i myslimanëve në SHBA, FIFA: Trump t’i thotë lamtumirë Kampionatit Botëror 2026

Vendimi i presidentit të Amerikës, Donald Trump, ku ky nuk lejon  që të futen në SHBA njerëz nga 6 vende të ndryshme myslimane nuk është pritur mirë nga Giani Infantino-n, presidenti i FIFA-s.

Duhet të theksojmë që SHBA është kandidati kryesor për organizimin e Kupës së Botës 2026 dhe për këtë arsye FIFA ka deklaruar sot se nëse nuk bëhet një kthim mbrapsht i kësaj mase, ata nuk do të lejojnë që SHBA të marrë pjesë në këtë garë.
Infantino sqaroi pak ditë më parë  për “The Guardian” se kur është fjala për gara në FIFA, çdo ekip, duke përfshirë mbështetësit dhe zyrtarët, të cilët kualifikohen për Kupën e Botës duhet të kenë qasje në vendin organizator, përndryshe nuk ka Kupë Bote.

“Kjo është e qartëNe tani jemi në proçes për të zgjedhur vendin organizator të Botërorit 2026. Kërkesat do të jenë të qarta. Dhe pastaj secili vend mund të marrë vetë vendimin e tyre nëse ata duan të jenë konkurent në bazë të kërkesave. Është kriter i përgjithshëm i sportit”, u  shpreh ai.

Vendet të cilat e kanë të ndaluar të hyjnë në SHBA janë: Siria, Libia, Somalia, Sudani, Jemeni dhe Irani.

Please follow and like us: