Albspirit

Media/News/Publishing

Nga 1 prilli, udhëtim pa viza drejt Ukrainës

Nga 1 prilli i këtij viti, shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza në një tjetër shtet në Evropë.

Bëhet fjalë për një marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Konsulli i Përgjithshëm i Ukrainës në Mynih, Vadym Kostiuk, në një status në rrjetet sociale ka bërë të ditur se nga 1 prilli hyn në fuqi marrëveshja mes dy vendeve.

“Më 1 prill 2017, hyn në fuqi marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Ukrainës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për anulimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, e nënshkruar në Tiranë më 4 nëntor 2016”, shkruan në Facebook Kostiuk.

Sipas marrëveshjes, shqiptarët mund të hyjnë në Ukrainë me pasaportë dhe kanë të drejtë të qëndrojnë në atë territor për 90 ditë. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit e Ukrainës që do të vizitojnë vendin tonë.

Please follow and like us: