Albspirit

Media/News/Publishing

Nikollë Lesi: Shqipëria po shkon drejt përplasjes!

Tashmë është krejt e qartë se opozita nuk futet në zgjedhje me qeverinë Rama, por më kryesorja mbetet se ajo deklaron se nuk do ketë zgjedhje pa qeveri teknike. Ky është vendim i formës së prerë nga partitë e opozitës. Slogani i opozitës është i gjetur për votime të lira, ndonëse nuk duket se është krejt thelbi. Ka plot hamëndje përse e bëjnë bllokimin, por duhet pranuar se të paktën motoja e tyre kryesore është e gjithëpranuar: Votime të lira dhe pa drogë. Dhe për këtë duan garanci; një qeveri teknike zgjedhore që të garantojë vetëm zgjedhje të lira.

Ndonëse ha diskutim kërkesa e tyre, pasi qeveria Rama është e votuar dhe ka mandat kushtetues deri me 18 qershor, në pritje të datës 19 qërshor, bile deri në krijimin e qeverisë tjetër, Rama ka detyrimin të drejtojë vendin.

Po të shikosh nga këndvështrimi qeveritar kanë të drejtë të qeverisin, po të dalësh nga ana tjetër e medaljes, edhe opozita ka të drejtë që kërkon garanci për zgjedhje të lira e të ndershme. Të dyja palët duket se kanë të drejtë në të drejtën e tyre. Por në mes është populli, i majtë dhe i djathtë apo pa parti. Ai do përdoret për të dyja palët. Populli e pëson, populli sakatohet, pasi treshen Meta-Rama-Basha asgjë nuk e gjen. Nuk gjeti gjë Berishën në vitin 1997 e jo më këta të tre liderë në 2017.

Por problemi shtrohet se a duhet të tre të ulen e të gjejnë një gjuhë të përbashkët? Apo Edi Rama thotë “ nuk i hapet përherë udha, budallait (Bashës)” dhe Lulzim Basha tregon gishtin mbi kriminelin (Rama), ndërkohë duhet që Ilir Meta të futet në “fushën e lojës” për zgjidhje definitive. Zgjidhje ka, kur duan. Zgjidhje nuk ka kur e kanë ndarë mendjen të përplasin popullin.

Por treshja Meta-Rama-Basha do jenë përgjegjës, jo vetëm politikisht, nëse situata degjeneron në përplasje fizike e civile mes palëve.

Fatkeqsisht drejt asaj po shkojmë.

Please follow and like us: