Albspirit

Media/News/Publishing

Opozita letër për Denar Bibën: Nuk regjistrohemi për 18 qershorin, pa qeveri teknike!

Koalicioni opozitar zyrtarizoi qëndrimin se nuk do të regjistrohen në si Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve si parti garuese, nëse nuk do të ketë qeveri teknike.

Në një letër dërguar KQZ-së, njofton se nuk do të paraqesin kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore, dhe as si koalicion zgjedhor, deri në arritjen e marrëveshjes politike që siguron zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm me një qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike, që do të sigurojë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës, si dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Më poshtë, letra drejtuar sot KQZ e firmosur dhe vulosur nga partitë e koalicionit opozitar.

 

Please follow and like us: