Albspirit

Media/News/Publishing

Plenkoviç: BE duhet të jetë vigjilent për situatën në Ballkan

Kryeministri kroat Andrej Plenkovic ka deklaruar se vendet e BE-së duhet të jenë vigjilentë për situatën në Ballkan. Zoti Plenkoviç i bëri këto komente për gazetarët pas takimit mes 27 krerëve të vendeve evropiane. Lidhur me situatën në Shqipëri ai përmendi nevojën e një dialogu më i mirë mes qeverisë dhe opozitës. Arta Tozaj e RTSH bashkëbisedoi me zotin Plenkoviç.

RTSH: Z. Plenkovic, për çfarë diskutuat mbi Ballkanin gjatë darkës, mbrëmë?

Andrej Plenkovic, Kryeministër i Kroacisë: Ishte shumë e rëndësishme që për herë të parë prej vitit 2008, ne patëm një referencë për rajonin në konkluzionet e Këshillit Europian, apo konkluzionet e Presidentit të Këshillit të BE-së, sepse është e rëndësishme që të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së janë vigjilent, të informuar dhe të vetdijshëm për situatën atje. U rikonfirmua perspektiva europiane, inkurajimi për të ndërmarrë reformat e orientuara drejt BE-së dhe zbatimi i projekteve të BE-së ishte në agjendë e shumica e angazhimeve dhe përkushtimit të BE-së përkundrejt vendeve të rajonit u tha qartësisht mbrëmë.

RTSH: Përse nevojitej ky rikonfirmim nga samiti?

Andrej Plenkovic, Kryeministër i Kroacisë: Është e qartë: për shkak të kontekstit të përgjithshëm në Bashkimin Europian, nëse shihni debatin për largimin e Britanisë së Madhe, karakterin introspektiv të të gjithë BE-së për momentin dhe prioritetet e tjera, të cilat janë më të ngutshme në agjendën e BE-së. Prandaj unë mendoj se ne duhet të dërgojmë një sinjal për vendet, që janë në mes të shteteve anëtare të BE-së: Kroacisë dhe Bullgarisë, Rumanisë e Greqisë.

RTSH: Ku qëndron Shqipëria sot në mardhënie me BE-në? Cilat janë shqetësimet tuaja për vendin? (Ju jeni marrë me të përpara kur ishit eurodeputet)

Andrej Plenkovic, Kryeministër i Kroacisë: Në agjendë qëndron një dialog më i mirë mes qeverisë dhe opozitës, një funksionim më i mirë i demokracisë në përgjithësi, më shumë progres mbi drejtësinë, më shumë përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit , si dhe reformat gjithëpërfshirëse në kuadër të administratës publike. Nuk është e lehtë dhe kjo detyrë kërkon tepër angazhim.

Please follow and like us: