A po dështon reforma në drejtësi? Pas vetingut shtyhet afati dhe për KLGJ e KLP
Duket kaq e largët dita kur do të zbatohet Reforma në Drejtësi. Pas Vetingut tani ka ngecur edhe procesi për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo për shkak se kandidaturat janë të pamjaftueshme.
Një nga anëtarët e KLGJ dhe KLP duhet të vijë nga bota akademike dhe sipas ligjit duhet të jenë 7 kandidatura nga universitetet publike dhe 3 nga ato jopublike.
Në një letër drejtuar kryetari të Kuvendit Ilir Meta, sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla lajmëron se numri i aplikimeve nga universitetet publike dhe jo publike është nën minimumin e nevojshëm dhe për këtë ajoa kërkon rihapjen e aplikimeve për anëtarët e organit kryesor të sistemit të drejtësisë.
Ky vendim sipas sekretares Shtylla ka marrë mbështetjen edhe të misionit Euralius.
Kandidaturat deri tani për Këshillin e Lartë Gjyqësor janë 6, ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë 5 të tilla.