Albspirit

Media/News/Publishing

Reagim i fortë nga SHBA/Të tronditur nga sulmi ndaj gazetarit Fundo, kapni sulmuesit!

“Autoritetet shqiptare duhet të hetojnë plotësisht sulmin ndaj gazetarit investigativ, Elvi Fundo, dhe shpejt të sjellë përgjegjësit para drejtësisë”, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Dy sulmues të panjohur rrahën Fundon me mjete të forta në afërsi të një stacioni treni në kryeqytet, Tiranë, i cili drejton faqen e lajmeve Citynews.al dhe Radio Best, shkruan CPJ.

Fundo u shtrua në spital me lëndime të rënda, raportoi Citynews.al.
Ministri i Brendshëm shqiptar ,Saimir Tahiri, vizitoi gazetarin në spital pas sulmit, dhe tha se policia kishte nisur një hetim, sipas raporteve të medias.

“Ne jemi të tronditur nga sulmi ndaj Elvi Fundos,” tha drejtori i CPJ, Robert Mahoney. “Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të vënë para drejtësisë sulmuesit e gazetarit Fundo, për të dërguar një mesazh të qartë se gazetarët nuk mund të sulmohen.

Pas incidentit, gazetari ka shkruar në faqen e tij në Facebook se sulmi ishte “jo një akt politik, por një krim [i kryer] në bazë të medias së korruptuar me lidhje me mafian e drogës”, por nuk dha detaje.

Autoriteti i Medias Audiovizuale e quajti sulmin një “akt të rëndë dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë të lirisë dhe të lirisë së shprehjes së medias”.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po ashtu dënoi sulmin, duke bërë thirrje që “përgjegjësit të vihen sa më shpejt para drejtësisë”.

https://www.cpj.org/2017/03/journalist-severely-beaten-hospitalized-in-albania.php

Please follow and like us: