Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: MILINGONE…. KROKODIL

 

I gjallë dhe krokodil njëherësh jam
Kush ma shkëput njeriun nga dhëmbë krokodili
Kush me dashuri motre
Flinë në eshtrën e dhembit të krokodilit
Ma shpëton?

Dhe peng nga tjetër kohë e klimë
Kush, kush më shpëton
Të gjallë
Pa asnjë centimetër të humbur në rritje
pa asnjë gram të zbritur në peshë,
me një kanion buzëqeshjeje detyimisht të rrëmbyer

Në jetën time të vogël,
në jetën time të vogël
si kokrrën e melit në gojën e milingonës
në jetën time të vogël sot e në jetë të jetëve
kam një jastëk gjumi,
kam një dush të ngrohtë shplarje pluhuri

në ujë e në shelg
e në dhembë milingone
kur ia ha përjetësisë pluhurin
një krokodil e ka zili milingonën.

Hesht e fort mbështille në rropulli krokodilin

fshesë nuk ka ta fshijë
as dhemb milingone ta brejë

Nuk ka nevojë për dritare
Mbi plagë të hapur.

Please follow and like us: