Albspirit

Media/News/Publishing

Video/ Përplasja Dako-Lubonja, çfarë ndodhi pasi u fikën kamerat

Debati i ashpër mes analistit Fatos Lubonja dhe kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, ka vazhduar edhe në përfundim të emisionit “Të Paekspozuarit”. Përgjatë emisionit, Lubonja iu drejtua Vangjush Dakos me fjalët “idiot” dhe “koqe”.

Ndërkohë kryebashkiaku i Durrësit i tha Lubonjës se “ty të paska lënë burgu mangut, ta ka dhënë me vonesë”. Pas mbylljes së emisionit Dako thotë se “unë jam më i ndershmi në Shqipëri”. Teksa dikush e pyet:”Edhe më i ndershëm se Rama?” “Po, edhe më i ndershëm se Rama”, ia kthen Dako.

Shihni më poshtë videon që sjell Lapsi.al


Perplasja Dako-Lubonja pasi u fiken kamerat by lapsi-al

Please follow and like us: