Zbuloni këngëtarin e njohur që firmosi sot për Libra-n
Pas Agron Llakajt një tjetër artist firmos për Libra-n. Ka qenë vetë Blushi që ka publikuar foton e këngëtarit korçar të muzikës popullore Endri Prifti në zyrën e tij.
“Këngëtari dhe miku im i dashur firmos për Libran”, shkruan Blushi në facebook.
Bëhet fjalë për firmat që po mbledh kjo parti e re për të marrë pjesë në zgjedhje, pra për tu regjistruar në KQZ.
Në fund të shkurtit, Blushi njoftoi se KQZ refuzon të regjistrojë kandidatët e LIBRA-s për deputetë. Ai u zotua se “do të mbledhim më shumë se 10 000 firma nga 5 000 që kërkohen”. Aktualisht ai ka ngritur çadra në disa qytete dhe u kërkon qytetareve te hedhin nje firme per te pranuar Libra-n te garoje ne zgjedhjet e qershorit 2017.
Please follow and like us: