5 durrsakë në pranga, tmerri i grabitjeve në Tepelenë, Memaliaj e Këlcyrë
Specialistët Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë së Tepelenës arrestuan Panajot Bakiun, 22 vjeç; Sali Hilaj, 24 vjeç; Edmond Pjetri, 22 vjeç; A. GJ., 17 vjeç dhe A.B., 17 vjeçe të gjithë banues në Durrës. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri–tjetrin shtetasit e mësipërm kanë kryer një sërë vjedhjesh.
Në datë 10.03.2017, në Tepelenë, kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A.A, në Memaliaj kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit
Q.V., lokalin e shtetasit G.M. dhe lokalin e shtetasit G.T. Në datë 06.03.2017, në Këlcyrë kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.B., si dhe në datë 10.03.2017, në Këlcyrë kanë tentuar të vjedhin dyqanin “Servis Celularësh”, të shtetasit F.Ç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa maska, dorashka, kaçavida, leva hekuri, një shumë prëj 10.000 lekë, 20 euro, dy telefona celular, një Laptop, disa shishe me pije alkolike, si dhe automjeti tip “Benz”, me targa AA570HC të marrë me qera. Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, ku dyshohet se autorët janë shtetasit e mësipërm.