Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Qeveria në grahmat e fundit! Shkarkimi i Tahirit, truk i Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për dorëheqjen e Saimir Tahirit. Basha ka thënë se opozita prej 3 vitesh i kërkon Ramës shkarkimin e Tahirit. Sipas Bashës largimi i Tahirit nuk është kërkuar vetëm nga opozita, por edhe nga aleati në qeveri i Ramës, Meta dhe nga ndërkombëtarët.

Basha e cilësoi shkarkimin e Tahirit nga Rama si një përpjekje mjerane për ti shpëtuar përgjegjësisë”. Basha tha se ky është një truk i Edi Ramës për ti hedhur hi syve protestuesve.

“Lajmi se ka shkarkuar Tahirin, është një truk për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar…është një tjetër nga ato proçkat e këtyre katër viteve, një përpjekje mjerane për t’i shpëtuar përgjegjësisë për të cilën e ka Edi Rama ku e ka sjellë vendin.”

Kryetari i Partisë Demokratike Basha tha se qeveria Rama është në grahmat e saj të fundit.

“Qeveria duket se është në grahmat e saj të fundit. Në fakt ka tre javë që nuk bën asnjë punë përveçse përgjon protestën e qytetarëve, popullin e vet,” tha Basha, duke folur nga Çarda e Lirisë.

Please follow and like us: