Albspirit

Media/News/Publishing

Deklaratat e Ramës për Tahirin/ Dje e mburrte, sot e shkarkon

Sajmir Tahiri largohet nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Duket sikur Rama po e “sakrifikon” një ndër ministrat më të sulmuar nga opozita dhe më të mbrojtur nga vetë kryeministri.

Rama kohët e fundit është gjendur nën presonin e opozitës, e cila ka akuzuar atë e Tahirin si kanabizues të vendit dhe si të lidhur më krimin.

Duke pasur parasysh deklaratat e Ramës për Tahirin dhe Policinë e shtetit që ai drejton, pak kush e mendonte se Rama do ta “sakrifikonte”  ministrin e brendshëm.

Ne të Lapsi.al kemi mbledhur disa deklarata në kohë të ndryshme të Ramës, ku ky i fundit lavdëron ministri Tahiri:

Policia e Shtetit tregoi përsëri se forca e saj zbuluese e goditëse rritet përditë. Zbardhja e shpejtë e grabitjes së bankës, sukses shembullor:”

Kanë ndodhur disa grabitje të kësaj natyre vitet e fundit. Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë të bankës në qendër të Tiranës. Janë arrestuar disa autorë dhe disa të tjerë në kërkim. Policia e Shtetit jo vetëm që nuk ka gisht në grabitjen e bankave, por ka kërkuar nga bankat marrjen e masave për sigurimin e zinxhirit të brendshëm të tyre. Në rastin e fundit vonese në lajmërimin e policisë

“Anketimet e organizatave më të mirënjohura ndërkombëtare thotë se policia e shtetit është institucioni më i besuar në vend, edhe më i besuar se liderët fetarë, sipas anketimit edhe të fundit të BE”

“Sot Policia e Shtetit e ka nën kontroll territorin, e ka vendosur botën e krimit nën presion dhe është ne një luftë të vazhdueshme me të gjitha format e shfaqjes së krimit si kërcënim apo si veprim aktiv ndaj sigurisë së qytetarit.”

Unë refuzoj ngado që të vijë qoftë nga sharlatanët qoftë nga dashamirësit, të goditet ministria e Brendshme dhe policia e shtetit për Klement Balilin. Nuk dua të më japin leksione askush.

Nuk më rezulton të kem mbyllur asnjëherë sytë kur kam folur për Saimir Tahirin, përkundrazi. Është një nga Ministrat që meriton jo vetëm mbështetjen time por mbështetjen e madhe që ka në publik.  

Bëni një anketim dhe shikojeni e mbështet apo jo publiku Saimir Tahirin.”

Përpjekja për të bindur opinionin se krimi po bën kërdinë deri dhe në mes të Tiranës, përveçse me gjendjen e pashpresë të PD lidhet në fakt, drejtëpërdrejt, edhe me arritjet serioze të Policisë së Shtetit. Flasin shifrat, flet puna, flet rritja e respektit të qytetarëve për uniformat blu”.

 

Please follow and like us: