Endrit Mërtiri zëvendëson fotografin e ‘Victoria’s Secret’
Pas suksesit me Dolce Gabanën Endrit Mertiri është bërë pjesë e stafit të stilistit turk Tarik Ediz duke zëvendësuar kështu Russel James, fotografin e Victoria’s Secret.
Në një foto të postuar në llogarinë e tij ai shkruan se ndihet shumë i lumtur e i vlerësuar për arritjet e tij ndërkombëtare.
“Shumë i lumtur të ndaj me ju lajmin që isha unë fotografi i koleksionit të ri të Tarik Ediz”, shkruan Endriti.
“Pas fotografit Russel James dhe modeles Sara Sampaio, si staf i Victoria’s Secret, jam shumë i lumtur që ata më zgjodhën mua e unë sigurisht zgjodha 4 modele shqiptare për të promovuar bukurinë shqiptare në mbarë botën!
Jam shumë i lumtur që kemi bërë një punë të mrekullueshme! Faleminderit stafit tim të mrekullueshëm dhe të pazëvendësueshëm e gjithashtu modeleve që e bënë punën tonë akoma më të bukur!”