Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Vata: Çfarë po i trazon shqiptarët?!

Kohët e fundit pas nje furie të retorikave nacionaliste pa fre dhe arsye, nisën dhe incidentet dhe pasiguria politike në trevat shqiptare në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Në Kosovë një zinxhir ngjarjes, nga provokimet në Mitrovicë, treni rus me incidentin shtetëror nga Serbia, arrestimi i Haradinajt dhe mos rënia dakort për ndarjen teritoriale me Malin e Zi, provokojnë situatën politike atje dhe shpesh herë ndihet pasiguri politike!

Në Maqedoni situata është konfuze, ndonse shqiptarét kanë ecur me një platformë të unifikuar për te drejtat e tyre dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe si një e drejtë e ligjshme, por situata politike është në krizë, madje dhe institucionet në rrezik duke ofruar një situatë të pasigurtë politike, madje provokuar dhe tensione etnike.

Çuditërishtë dhe Shqipëria ra në këtë fatalitet duke pasuar të njëjtat simptoma krize si dhe shqiptarët në rajon, në vend që Shqipëria të merrte përgjegjësi për stabilitet për botën shqiptare dhe rajonin në tërësi, ndjell destabilitetin duke unifikuar një krizë më të gjerë sa bota ku jetojn shqiptarët ndihet e pasigurtë.

Kriza politike u themelua, sa sot ajo u shëndërrua ne krizë institucionale, duke ndaluar proceset ligjore dhe demokratike të vendit, duke ofruar mosbesim, bojkot institucional, bojkod zgjedhor, pra duke e ther demokracinë e brishtë shqiptare në mes!

Këto zhvillime të vrullshme ne kah të destabilitetit, lidhen dhe lindën pas ndryshimeve në politikën globale, ku rritja e ndikimit Rus në rajon u legjitimua në heshtje, pas qëndrimit të presitentit të SHBA-së në lidhje me mardhënjet me Rusinë.

Në fakt, ndikimi Rus është real dhe madje ka kontigjent njerëzor si agjent të fshehtë dhe që bëhen aktiv sa herë kërkohet destabilitet dhe kjo kadegori e heshtur gjendet me bollëk në politikën shqiptare dhe më gjerë.

Ky është dhe shkaku real, por gabohen sepse politika e SHBA-së nuk ndryshon asgjë, shqiptarët janë pro amerikan dhe europian të vërtetë dhe ecja drejt integrimit perendimorë është tashmë një udhë e përcaktuar nga shqiptarët.

Mbetjet e diktaturave rajonale e më gjerë, mbetjet e agjenturave të huaja, të sigurimit të shtetit të diktaturës komuniste në Shqipëri nuk mund të përmbysin të ardhmen eropiane dhe euroatlantike te shqiptarëve.

Edhe po arritën të sjellin me mend 1997 e dytë, kobi për ta do të jetë, kësaj radhe shqiptarët nuk ua falin. Ja pra çfarë e trazon botën shqiptare, thjeshtë mbetjet e regjimeve?!

Thjeshtë ca njerëz që vijnë nga e shkuara dhe rrojnë për të na prishur të ardhmen.

Please follow and like us: