Albspirit

Media/News/Publishing

Ivanov drejt Australisë për të mos mandatuar Zaevin

Presidenti Gjorgje Ivanov nga 24 marsi deri më 4 prill do të qëndrojë në Australi, i ftuar nga diaspora maqedonase, njofton portali Plusinfo.

Sipas këtij shkrimi që bazohet në burimet e presidencës, thuhet se Ivanov do të largohet me qëllim që të mos i’a japë mandatin kryetarit të LSDM, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë .

Po ashtu vizita e tij e gjatë në Australi shikohet si shmangie ndaj presioneve të bashkësisë ndërkombëtare.

Please follow and like us: