Albspirit

Media/News/Publishing

Lëvizjet në qeveri për të maskuar goditjen e Tahirit

Mesa duket ministri Tahiri nuk do jetë i vetmi i larguar nga qeverisa “Rama”. Pritet që të hënën të ndodhë një fortunë largimesh në kabinetin qeveritar.

Sipas burimive nga qeveria për Top Channel dhe News24, emrat e përfoluar për largim janë ata ministra që janë njëkohësisht edhe drejtues politikë të PS-së në qarqe. Kjo lëvizja bëhët për tu dhënë atyre mundësi që të fokusohen më kohë të plotë tek fushata elektrorale dhe zgjedhjet me qëllim fitimin e tyre.

Ministrat që preken nga kjo lëvizje janë:

Saimir Tahiri – Tiranë
Damian Gjiknuri – Vlorë
Niko Peleshi – Korçë
Ditmir Bushati – Shkodër
Blendi Klosi – Berat
Lindita Nikolla – Lezhë
Mimi Kodheli – Dibër
Bledi Çuçi – Gjirokastër
Ilir Beqja – Kukës

Nuk dihet ende nëse të gjithë emrat e larpërmendur do të largohen të gjithë nga detyra apo vetëm një pjesë e tyre.

Ajo që është e çuditshme në këtë histori është veçimi i largimit të Tahirit.

Nëse qeveria do t’i largojë këta ministra nga detyra të hënën, pse zgjodhi që ta veçonte Tahirin duke e larguar atë sot?

Apo mos ndoshta vendimi për largimin e ministrave të tjerë është thjeshtë një mjegullim që po përpiqet t’i bëhet goditjes së Tahirit?

Please follow and like us: