Albspirit

Media/News/Publishing

Mehdi Frashëri si guvernator i Palestinës më 1912 – shqiptari tolerant në kohë kritike

 

Me tërheqjen e trupave të Mehmet Ali Pashës prej Levantit më 1840, si pasojë e intervenimit ushtarak evropian, sundimi osman u kthye përsëri në këto vise, por me ndryshime.

Ç’është e vërteta, vitet e sundimit të Mehmet Aliut në Levent (1831-1840) krijuan raporte të reja ndërfetare në saje të politikës së tij tolerante ndaj te krishterëve e çifutëve, të cilët gëzuan barazi dhe u bënë anëtarë të barabartë në këshillat vendorë që u krijuan atëherë, shkruan Muhamed Mufaku në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Ndaj, ishte e pamundur të kthehej sundimi osman ashtu siç ishte për disa shekuj (1516-1831). Nga ana tjetër, suksesi i Mehmet Aliut në Levent aktualizoi fatin e Perandorisë Osmane dhe ndezi konkurrencën e fuqive të mëdha evropiane rreth Leventit, sidomos rreth vendit të shenjtë, Palestinës.

Duke marrë parasysh këto zhvillime, Stambolli vendosi ndarje të reja administrative dhe reforma të tjera administrative që të sundohej më mirë pas atyre ndryshimeve të mëdha që u krijuan gjatë sundimit të Mehmet Ali Pashës.

Kështu u krijua më 1860 një njësi e re administrative (Mali i Libanit) me shumicë krishtere e lidhur drejtpërdrejt me Kryeministrinë në Stamboll.

Në krye të kësaj ishte guvernatori i krishterë nga viset e tjera, sepse në këtë njësi kishte edhe druzë e sunitë. Mu në krye të kësaj njësie shërbeu dy mandate rilindësi ynë Vaso Pasha (1882-1892), pra me titull guvernator i Libanit.

Please follow and like us: