Meta: T’i japim vendit stabilitet
Ilir Meta, partneri kryesor i Kryeministrit Edi Rama në qeverisjen e vendit ka heshtur për ndryshimin e ministrave. Zyra e shtypit u ka dërguar mediave vetëm një material për takimet me strukturat në Novoselë të Vlorës ku Meta ka folur për rëndësinë e stabilitetit të vendit.
“Është koha që ne politikanët shqiptarë të marrim vendime të rëndësishme sot bazuar në dashurinë për vendin e përgjegjshmërinë për të ardhmen e tij e jo bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe filozofinë e përjashtimit.
Kjo është ajo që duhet të na bashkojë që t’i japim vendit stabilitet, t’u japim qytetarëve siguri, t’u japim qetësi, besim dhe shanse për t’u punësuar dhe për të zhvilluar degët më potenciale për rritjen ekonomike të vendit”, deklaroi Meta.