Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrat që ka shkarkuar Rama gjatë 4 vjetëve

Lëvizja e parë në qeverinë Rama ndodhi në vitin 2014, kur ministri për marrëdhëniet me parlamentin Ilirjan Celibashi dha dorëheqjen. Ai u zëvendësua nga deputetja Ermonela Felaj.

Në prag të zgjedhjeve lokale dha dorëheqjen ministri për mirëqenien sociale, Erjon Veliaj i cili garonte për bashkinë e Tiranës. Veliaj u zëvendësua nga Blendi Klosi.

Më pas në vitin 2016 Rama largoi ministrin e Financave Shkëlqim Cani i cili u zëvendësua nga Arben Ahmetaj, dhe në postin e ministrit të ekonomisë u emërua Milva Ikonomi.

Në radhët e LSI u largua në 2015 ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i cili u zëvendësua nga Ylli Manjani. Pak javë më parë Manjani u shkarkua dhe në vend të tij u emërua Petrit Vasili.  Nga transportet u largua Edmond Haxhinasto dhe vendin e tij e zuri Sokol Dervishaj.

Please follow and like us: