Ministrat që i mbeten Ramës në qeveri
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk është i vetmi ministër që do të largohet nga qeveria Rama. Në media qarkullon lajmi se të hënën do të ikin të gjithë ata ministrat që janë njëkohësisht edhe drejtues të PS në qarqe. Po kush janë ministrat që i mbeten Ramës në qeveri? Rama, do të largojë një pjesë të mirë të ministrave, që njëkohësisht janë edhe emrat më të përfolur në media. Ndërsa të paprekur deri tani mbeten:
Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin – Ermonela Felaj
Ministri i Financave- Arben Ahmetaj
Ministri i ekonomisë- Milva Ikonomi.
Ministre e Zhvilimit Urban- Eglantina Gjermenji
Ministri i Kulturës- Mirela Kumbaro
Ministri për Inovacion dhe Administratën Publike- Milena Harito
Deri tani nuk është përfolur për ministrat e LSI. Mesa duket nga aleati i PS, nuk do të ketë lëvizje. Pas kaq shumë lëvizjesh, Meta ndjehet komod me të zgjedhurit e vet.
Ministri i Integrimit- Klajda Gjosha
Ministri i Drejtësisë- Petrit Vasili
Ministër i Mjedisit- Lefter Koka
Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës- Sokol Dervishaj
Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave- Edmond Panariti
Mbetet për tu parë se kush do të jenë ministrat e kabinetit të ri.