Albspirit

Media/News/Publishing

“Po u mësoj rrugën për në ferr”: A e kemi keqkuptuar Makiavelin?

Po sikur nëpunësi civil italian, emri i të cilit është tanimë i njohur, të jetë përpjekur të na paralajmërojë ne për despotët te “Princi”, jo duke këshilluar ata?

Nëse dëshironi të ecni shpejt përpara, si mund ta arrini këtë? Niseni me një libër të shkruar 500 vjet më parë nga një nëpunës civil. Mënyra më e shpejtë, thotë ai, është që të keni pasuri dhe shumë lidhje familjare. Nëse duke gënjyer dhe duke thyer betimet ju ndihmon të ecni, bëjeni. Bëjini njerëzit miqtë tuaj më të mirë. Premtoni se do të mbroni interesat e tyre ndaj elitave grabitqare dhe të huajve, shkruan Erica Benner në The Guardian.

Libri “Princi” i Makiavelit. Përveç televizionit dhe Twitterit, duket se teknikat ambicioze të “princërve të rinj”, siç i quan ai, nuk kanë ndryshuar shumë. Po pse ka shkruar Machiavelli një libër të tërë për ta, njerëz që u rritën në pushtet duke përlyer duart dhe duke shfrytëzuar të dobëtit si: Julius Caesar, Papa Aleksandri VI, Cesare Borgia?

Shumica e njerëzve sot supozojnë se Makiaveli jo vetëm i ka përshkruar metodat e tyre, por edhe se ai u ka rekomanduar atyre disa ide – mendohet se ai vetë është origjina e makiavelizmit, mësuesi i parë i politikës së pandershme.

Sipas ‘English Dictionary Oxford’, mbiemri makiavelist ka tani kuptimin “dinak dhe i paskrupullt, sidomos në politikë”.

Nuk është e vështirë të mendosh që një njeri shumë inteligjent që ka jetuar pesë shekuj më parë, në kohë që mund të imagjinohen se kanë qenë shumë më të pamëshirshme se e jona, të kalonte natë pas nate kohën në tryezën e tij në një fshat toskan, me gruan e tij dhe fëmijët që flinin aty pranë, ndërsa ai hartonte rregulloren për populistët dhe autoritarët e sotëm cinikë, shkruan Erica Benner në The Guardian.

Po sikur të shohim me vëmendje mesazhe më pak të dukshme të Makiavelit dhe njohuritë e tij të thella në politikë?

Sa më shumë kam lexuar, aq më shumë i kam bërë vetes këtë pyetje.

Kam filluar të vërej se shkrimet e Makiavelit flasin me zëra të ndryshëm në kohë të ndryshme. Në një moment ai duket se duartroket njerëzit që thyejnë zotimet e tyre sipas dëshirës. Por ai gjithashtu thotë se – në një pasazh që shumë dijetarë e anashkalojnë – se “fitoret nuk janë të sigurta pa respekt, sidomos për drejtësinë”. Për çdo urdhër cinik makiavelian, kam gjetur dy ose tre të tjerë që bien në kundërshtim me të, shkruan Erica Benner në The Guardian sipas pasqyre.al.

Fillova të dyshoj nëse Machiavelli i besonte vetë këshillat e tij. Këto dyshime u rritën kur lexova më shumë për kohën e tij dhe u përpoqa të kuptoj se çfarë e bëri atë të thoshte ato që ka thënë. Historia e zakonshme është se ai e shkroi “Princin” si aplikim pune, kur kërkonte punë si këshilltar i familjes së parë të Firences, super të pasurit Mediçi. Por si nëpunës civil në krye të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes, Makiaveli ka qenë një nga mbrojtësit e fuqishëm të republikës. Vetëm një vit para se të përfundonte draftin e parë të “librit të vogël” të tij, Medici u përball në Firence me një grusht shteti. Ishin  shumë dyshues ndaj besnikërisë së tij, e shkarkuan nga detyrat, e burgosën, e torturuan me dyshimin se kishte komplotuar kundër tyre, shkruan The Guardian sipas pasqyre.al.

Për secilin prej nesh, thotë: mos u bëni si ai. Qytetarët duhet të kuptojnë se duke besuar u udhëheqësve shumë dhe vetes shumë pak, ata i krijojnë vetë ankthet e tyre politike. “Do të doja t’u mësoja atyre rrugën për në ferr” i tha ai një mikut të vet në fund të jetës së tij, “në mënyrë që ata mund t’i rrinë larg asaj”.

Pra, çfarë mund të bëjnë qytetarët për të ruajtur liritë e tyre? Po ta mund të shohin këtë doracak mbi tiranizmin- Makiaveli te “Princi” përshkruan shumicën e tyre, në mënyrë që të dallohen lehtë.

Krahas mësimeve për qytetarët, ai gjithashtu ka një mesazh edhe për princërit e rinj populistë. Ai u thotë se mund të ngriheni me lehtësi në majë duke përdorur taktika si ‘përçaj dhe sundo” apo manipulime të tjera, e njerëzit mund ta besojnë versionin tuaj për një kohë. Por në qeverisjen e përditshme realiteti është i vështirë. Ju do të josheni për të treguar se kush është bosi dhe do të përpiqeni të bëheni absolut. Veçse, ai paralajmëron edhe se: Qytetarët që janë mësuar të qeverisen nga ligjet nuk do jenë gati t’i binden një despoti. Nëse ju u vidhni lirinë ata nuk do e harrojnë ata, shkruan Erica Benner në The Guardian.

“Kujtimi i lirisë së tyre të vjetër nuk do t’i lërë të heshtin”. Ata do t’u luftojnë dhe t’u hedhin në tokën e djegur dhe të përgjakshme. Ah, dhe mos u shqetësoni të ngrini mure për të mbajtur jashtë të huajt. Pabarazi helmuese, qytetarë që urrejnë njëri-tjetrin, qeveri që i mungon legjitimiteti: këto janë ato që bëjnë shtetet e pambrojtura. Muret vetëm sa e reklamojnë dështimin tuaj.

Please follow and like us: