Albspirit

Media/News/Publishing

Pse Tahiri nuk ka dhënë dorëheqjen

Saimir Tahiri nuk ka dhënë dorëheqjen. Përpos faktit që nuk do të jetë ministër i brendshëm ky nuk ka qenë një vendim apo dëshirë e tij. Burime të medias bëjnë të ditur se ka qenë kryeministri ai që i ka kërkuar dorëheqjen bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë në kabinet.

Arsyet mbeten ende të paqarta, por si i vlerësuar në punën e tij,Tahiri nuk ka pranuar kërkesën e Ramës për t’u dorëhequr dhe është larguar nga takimi me të pa e pranuar kushtin e kryeministrit.

Kjo duket qartë dhe në statusin e publikuar prej tij në Facebook, ku Saimir Tahiri shpjegon qartë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen duke ja lënë vendimin në dorë Edi Ramës.

Duket se ky i fundit nga situata e tensionuar në kabinetin e tij ka marrë vendim që largimin e Tahirit ta shoqërojë edhe me ndryshime në kabinet. Duke justifikuar në një mënyrë faktin e largimit të një prej ministrave që ka patur mbështetjen maksimale të kreut të qeverisë.

Me këtë veprim Rama po përpiqet të justifikojë lëvizjen e njërit prej njerëzve më të afërt të tij, gjë që rrezikon të prishë edhe ekuilibrat e brishtë që ka brenda PS-së. Rivaliteti mes grupeve në selinë rozë tashmë është një gjë që nuk mund të mbahet më e fshehtë dhe lëvizja e fundit e Ramës duket se e ka komplikuar situatën.

Please follow and like us: