Albspirit

Media/News/Publishing

Shkarkimi i Tahirit/ Patozi: Çadra fiton edhe kur nuk bie shi

Astrit Patozi

Cfaredo qe te thote Saimir Tahiri ne tekstin e doreheqjes se tij, nuk ka ndonje vlere per te zbardhur te verteten e leshimit te tij nga Edi Rama. Do te kete shume hamendje dhe teori konspiracioni, qe do te vershojne ne portale dhe gjetke keto dite, se jetojme ne Tirane.

Por sado te mireinformuara te jene burimet, ato serish do te jene te pamjaftueshme per ta shpjeguar dorezimin e befte te kryeministrit. Dikush do te thote se eshte nje ndermjetesim i forte nderkombetar me qitje te larget, ku perfshihet jo vetem Shqiperia, por i gjithe rajoni. Ata qe jane me me kembe ne toke do ta lidhin  thjesht me Ilir Meten, me raportin e acaruar te tij me Edi Ramen, gjithcka po ndodh.

Por sido qe te perpiqen ta mbulojne dhe ta fshehin te verteten, e kane te pamundur, sepse te gjitha gjurmet te cojne ne cader.

Qe prej 18 shkurtit protesta e opozites eshte “pergjegjesja” e vetme per te gjitha fitoret e qytetareve shqiptare, ne kauzen e tyre “per Shqiperine, nje vend normal”. Sepse normaliteti i nje vendi nis me zgjedhjet e lira.

Qe nga greva e Zharrezes, e deri tek doreheqja e Saimir Tahirit. Dhe nuk di pse Edi Rama sot me ngjan me ate qe bente autokritike ne kohen e diktatures, por shoket e Partise i thonin se duhet te thellohej akoma.

Ndaj mos kerkoni te gjeni se cili eshte roli dhe efekti konkret i protestes ne zhvillimet e vrullshme, qe po ndodhin keto dite ne Shqiperi. Sepse per shkak te kauzes se madhe, qe perfaqeson, cadra fiton edhe kur nuk bie shi.

Please follow and like us: