Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthejnë rrjetet sociale, punonjësit e ministrisë përshëndeten me Tahirin

Një nga emrat më të lakuar në qeverinë Rama, mesditën e së dielës Saimir Tahiri është larguar nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme. Përtej zërave që në fillim e cilësuan të dorëhequr, apo nëse e hoqi Rama, si “kurban” të aleancës me Metën a për arsye të tjera, duket se largimi i ministrit të shumëpërforlur ka prekur vecanërisht stafin e tiij. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, sikur thuhet nga punonjëse të Ministrisë së Brendshme, Saimir Tahiri konsiderohet si drejtuesi i përkushtuar, punëtor e vizionar, nga i cili stafi ka pasur se cfarë të mësojë.

Në videon e publikuar,e cila del për herë të parë vjen një kolazh me momentet më të mira të Ministrisë së Brendshme drejtuar nga Tahiri, që nga aksionet e policisë për qarkullimin rrugor e deri tek supriza për fëmijët e sëmurë në QSUT.

Please follow and like us: