Albspirit

Media/News/Publishing

Sillet në Tiranë Karafili, vrasësi i vitit 1997

Një vrasës dhe grabitës i vitit të trazuar 1997 është ekstraduar nga Interpoli drejt Tiranës. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit:

Karafil BEQIRI, 55 vjeç, lindur në Tepelenë.

Shtetasi Karafil BEQIRI, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Vendimin Penal nr. 39, datë 05.05.2005, lënë në fuqi me Vendimin Penal nr. 151, datë 19.05.2008 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe vendimit penal nr. 00-2010-1391(1016), datë 08.11.2010 të Gjykatës së Lartë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vjet burgim për veprat penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim“ dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 141-25 dhe 278/2, të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

– Në datë 06 korrik 1997 shtetasit, V.A., F. P dhe K. P, po udhëtonin me automjetin e shtetasit V.Xh, në drejtim të Greqisë.

Shtetasi F.P, kishte me vete një shumë prej 700 000 dhrahmi të cilat do ti çonte në Greqi.

Në vendin e quajtur “Zaje”, në afërsi të Gjirokastrës, automjetit në të cilin udhëtonin shtetasit e mësipërm i kanë dalë përpara me qëllim për ta grabitur, shtetasit Karafil Beqiri, N. Gj., L.M, A. B dhe E.K.

Fillimisht këta shtetas të cilët kanë qenë edhe të armatosur me armë zjarri, kanë qëlluar në ajër me qëllim që automjeti i shtetasit V. Xh të ndalonte, por ky i fundit ka nxjerrë armën automatike kallshnikov që e mbante me vete dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të shtetasve që kishin dalë për ta grabitur.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë shtetasit V. Xhavara dhe F. Piperi.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Karafil BEQIRI në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Please follow and like us: