Albspirit

Media/News/Publishing

Tahiri reagon për herë të parë pas shkarkimit: Sidoqoftë, më të fortë do jemi

Disa orë pas raportimit në media të lajmit për shkarkimin nga detyra e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka dhënë reagimin e parë përmes një mesazhi të shkurtër në faqen e tij në Facebook.

Për saktësim, as më ka kërkuar kush e as kam dhënë dorëheqje deri tani. Sidoqoftë, më të fortë do jemi, sot e gjithmonë, bashkë”, shkruan Tahiri.

Por edhe ky reagim i tij i parë e i shkurtër është në kuadër të përpjekjes së Ramës për ta relativizuar shkarkimin e Tahirit, duke e paraqitur atë thjesht si një riformatim i qeverisë, ku pritet që të ikin edhe ministra të tjerë, të cilët drejtojnë fushatën e PS-së nëpër qarqe. Shkarkimi i Saimir Tahirit nuk ka asnjë dyshim, është një vendim që vetëm pritet për t’u zyrtarizuar.

Lapsi.al e ka konfirmuar këtë vendim të Ramës nga disa burime. Madje edhe vetë Tahiri ua ka komunikuar njerëzve të tij të afërt që ai nuk do të jetë më Ministër i Brendshëm.

Pra, shihet qartë që në opinionin publik shkarkimi i Tahirit tentohet të paraqitet thjesht si një lëvizje për riformatimin e qeverisë, por që në fakt nuk është e tillë. Riformatimi i qeverisë, që pritet të zyrtarizohet të hënën, është çmimi i lartë që Rama ka vënë për të lëshuar kokën e Saimir Tahirit.

Please follow and like us: