Albspirit

Media/News/Publishing

Të hënën ndryshime në qeveri, futen figura të rëndësishme të Partisë Socialiste

Interesimit të TCH lidhur me një lajm të përhapur sot në mediat online se Saimir Tahiri do të dorëhiqet për t’i ofruar një kompromis Çadrës së protestës, burime pranë kryeministrit Edi Rama iu përgjigjen se kjo nuk është e vërtetë. Ndërkohë që protesta e opozitës vazhdon e bashkë me të edhe kërkesa e Lulzim Bashës për krijimin e një qeverie teknike si kusht që partitë opozitare të hyjnë në zgjedhjet e 18 qershorit, ajo çka mesa duket është e vertetë lidhet me formulimin e një përgjigjeje flakë për flakë për intensifikim të fushatës së socialistëve në terren.

Sipas të njëjtave burime, në mënyre të përsëritur gjatë takimeve me udheheqësit e fushatës në çdo qark, Edi Rama ka lënë të kuptohet se është i pakënaqur me nivelin e mobilizimit të tyre dhe se kjo mund të çonte në lirimin nga detyra të ministrave që janë njëkohësisht drejtues politikë në qarqe, për t’u fokusuar me kohë të plotë në angazhimin elektoral.

Mesa duket kërcënimi i opozitës për mospjesemarrje në zgjedhje me këtë qeveri, jo vetëm nuk do të çojë në një qeveri teknike pa Edi Ramën, por e ka bindur Edi Ramë  të ekzekutojë planin e tij. Kështu PS hyn para kohe në fazen finale të  fushatës, duke rritur praninë e drejtuesve politikë në çdo qark si edhe duke përfshirë të tjera figura politike në kabinetin qeveritar.

Please follow and like us: