Albspirit

Media/News/Publishing

Ushtria e Kosovës, porosi e perëndimorëve

 

Suzana Tahiri

Në emisionin “Debat” Presidenti Hashim Thaçi tha se Ushtria e Kosovës do të bëhet në kordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Sipas tij, nuk ka kthim mbrapa.

“Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në kordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin. Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e kualicionit dhe Kryetari të Kuvendit. Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falenderoj veçanarisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli”, tha gjatë intervistës ne emisionin “Debat”, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Deklarata e Presidentit të Kosovës vjen në një moment kur shumë gjëra kanë ndryshuar në SHBA, Europë dhe në Ballkan. Natyrisht nuk ka munguar vëmendja për Kosovën nga aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe BE, por tashmë ushtria e shtetit më të ri të Europës është domosdoshmëri. Dhe për këtë akt duhet të jenë dakortësuar të gjitha forcat politike në Kosovë, pozitë dhe opozitë duke u konsultuar vazhdimisht me miqtë tanë perëndimorë. Për këtë domosdoshmëri nuk duhet të ketë zëra kundër dhe as të shërbejë si shkak për luftë politike.

 

Please follow and like us: