Aleati i Ramës zbulon arsyet pse iku Saimir Tahiri
Paskal Milo, kreu i Partisë Demokracia Sociale, aleat i kryeministrit Edi Rama, duke komentuar lajmin per shkarkimin e Saimir Tahirit si minister i Brendshem, ne nje status ne rrjetet sociale shkruan se Tahiri eshte viktima e pare e nje krize politike dhe elektorale.
“Sic kam theksuar keto dite ne horizont te politikes shqiptare po shfaqet kercenueshem rreziku i nje krize politike dhe elektorale. Viktime pare e saj sot mund te konsiderohet Saimir Tahiri.
Opozita nuk do te kenaqet me kete levizje taktike te Rames por do te inkurajohet per te vazhduar me force politiken qe po gjeneron cadra ne bulevard.
Mendoj se doreheqja e Tahirit eshte levizje disa diminsionalesh: per ti dhene opozites nje karrote, per te ulur tensionin ne rritje, per te bere nje mea culpa per kanabizimin e Shqiperise e per te treguar nje profil reflektimi ndaj problematikave te renduara ne Shqiperi.
Ndofta edhe si nje ure per te bashkuar mazhorancen ne nje front politik dhe elektoral duke e ditur se LSI ka patur me kohe kontstime ne adrese te ministrit te brendshem.
U befte me e mira, gjithnje ne interes te Shqiperise” – shkruan Milo.