Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Patozi: Qeveria kungulleshkë e Edi Ramës

“Kam nje kungulleshke dhe dua ta ndaj ne 8 pjese. Pse per 8? Po sa? Per 4. Pse per 4…” Kjo eshte pak a shume ajo qe ka mbetur nga qeveria e Edi Rames, te cilen sido qe ta kthesh, nuk i hyn me ne pune as dreqit.

Natyrisht do te dale patjeter ndonje analist apo filozof popullor qe te na e shpjegoje shkencerisht se sa e kalkuluar ka qene perzgjedhja e 4 ministrave, qe do te shkarkohen, dhe sa e holle dhe e thelle eshte levizja e kryeministrit. Zakonisht, niveli i analizes perputhet plotesisht me katandisjen e qeverise, dhe per kete shkak, ajo duhet mirepritur sic i ka hije.

Ndaj mos u lodhni kot te gjeni arsyet se perse u mbulua sakrifikimi i Saimir Tahirit me 3 koka te tjera turku, te cilat u perdoren per kusur, qe superministri te mos ekzekutohej i vetem. Apo qe Edi Rama i pastroi me kete rast te gjitha ferrat, qe i shponin kembet Erion Veliajt, jo vetem rivalet, por edhe ish rivalet ne parti. Le me pastaj te kerkosh persene e largimit te Bledi Cucit, per te cilin 99 perqind e njerezve vetem sot jane kujtuar qe eshte minister. Dhe kjo ndoshta jo per faj te tij.

E vetmja gje qe duhet mbajtur mend eshte se tashme qeverine e Edi Rames, cfare do qe t’i besh, sado ne pjese te ndash, ajo prape kungulleshke do mbetet.

Please follow and like us: