Albspirit

Media/News/Publishing

Dirigjenti i njohur, letër Edi Ramës: Bëhu burrë, krijo qeveri teknike

Opozita mesa duket nuk është e vetmja që kërkon Qeveri teknike. Së fundmi edhe artistët po i bashkangjiten kësaj thirrjeje. Dirigjenti Bujar Llapaj nëpërmjet një statusi në Facebook, i ka kërkuar kryeministrit ti jap një zgjidhje të gjithanshme krizës, që sipas tij ka kapluar vendin tonë.

Statusi i Bujar Llapaj:

Zotit Edi Rama

Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

LETËR E HAPUR

I nderuar zoti Kryeministër, Shqipëria është në krizë të gjithanshme morale dhe institucionale. Një destabilizim i Shqipërisë do të ketë pasoja negative jo vetëm për qytetarët e vet por për gjithë shqiptarët në Ballkan, gjë të cilën e dëshirojnë aq shumë armiqtë tanë historikë. Në qoftëse sinqerisht je i bindur që karriera jote politike është në shërbim të zhvillimit të Shqipërisë, dhe si politikan je ndryshe nga parardhësit, ndryshe nga politikanët Ballkanikë, atëhere duhet t’i japësh rrugëzgjidhje kësaj krize të gjithanshme.

Burrat e shtetit, ata të vërtetët jo të vetëshpallurit, vihen në provë në momente të vështira. Klasa politike shqiptare ka humbur besueshmërinë për shkak të asaj çka vetë ka ndërtuar, ose më saktë ka gatuar keq në këto vite. Duke gjykuar si një shqiptar që dëshiron më të mirën për bashkatdhetarët e vet do të thoshja se krijimi i një qeverie teknike me në krye një socialist që ka besueshmërinë më të madhe të opinionit shqiptar do të çbllokonte situatën dhe do të krijojë kushte më të besueshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Është koha që të tregosh realisht çfarë lloj politikani je!

Sinqerisht,

Bujar Llapaj

Please follow and like us: