Albspirit

Media/News/Publishing

Fatos Nano në një film shqiptar? Regjisori sqaron të vërtetën e historisë që qarkullon në rrjetet sociale

 Është folur shumë në media lidhur me një pjesëmarrje të ish- kryeministrit Fatos Nano si aktor në një film të ri të producentit dhe aktorit Drilon Hoxha, që u bë shumë i njohur me filmin e tij “Drejt fundit”, ku ai bëri bujë me rolin e Çimit (apo Bosit, siç u bë virale një pjesë e filmit).

Por i ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës në “ABC News”, u zbulua nga vetë Driloni se në fakt pjesëmarrja e Fatos Nanos në filmin e ri nuk do të jetë si aktor, por ai do t’i ndihmojë ekonomikisht, në një formë sponsorizimi, aktorët që duan të realizojnë një film shumë të mirë dhe të ketë më shumë bujë se ky që tashmë e fitoi vëmendjen e publikut.

Please follow and like us: