Albspirit

Media/News/Publishing

Idrizi i pakënaqur me Ramën: Zbatove 1% të marrëveshjes, do të bëjmë presion

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me strukturat dhe me të rinjtë që i janë bashkuar PDIU-së në Dibër. Në këtë takim Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh se do lobohet dhe do t’i bëhet presion qeverisë për të bërë realitet rrugën e “Arbërit”.

“Ne e dimë shumë mirë që padrejtësitë ekonomike i kanë rrudhur shqiptarët. Ne do të bëjmë gjithçka, do të lobojmë, do të bëjmë presion, do të ngrihemi në Parlamentin e Shqipërisë  dhe do mbështesim çdo qeveri e cila do ta bëjë realitet rrugën e “Arbërit”. Jo thjesht dhe vetëm si retorikë politike dhe jo thjesht si detyrim karshi mbështetjes tuaj, por po e përsëris prap, nuk mund të ndodhë që pas 25 vitesh demokraci, 25% e Shqipërisë të jetë jashtë dhe e pa integruar me pjesën tjetër të vendit. Këtë turp mund ta bëjë vetëm politika shqiptare”, – tha kryetari i PDIU-së.

Idrizi tha se marrëveshja me mazhorancën është zbatuar në vetëm 1% të saj dhe sipas tij, PDIU do të mbajë përgjegjësi për vetëm 1%.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet  ka mbështetur reformat e mëdha por nuk ka qenë asnjëherë pjesë e pushtetit. Çfarë dua të them me këtë? Në të gjithë Shqipërinë marrëveshja jonë me mazhorancën është zbatuar vetëm 1% dhe ne mbajmë përgjegjësi për këtë mazhorancë dhe qeverisjen vetëm 1%, por mbajmë përgjegjësi 100% për mbështetjen tuaj dhe për t’i kthyer deputetët tuaj në interes të Dibrës. Ne kemi filluar të bëjmë një program të madh”,- u shpreh Shpëtim Idrizi.

Kryetari i PDIU-së ripërsëriti apelin për dy partitë e madha, për një pakt kombëtar për reformën në drejtësi dhe integrimin në BE.

Please follow and like us: