Jo vetëm Mazhoranca por edhe Opozita e ardhshme, pa oligarkë, kriminelë, kanabistë, të droguar e injorantë…
Rama do të dorëzohet, dhe kjo është cështje kohe. Asnjë lloj marifeti nuk e shpëton dot. Arsyeja e vërtetë do të zbulohet qartas në ditën që vjen. Një arsye e tmerrshme që kur ta marrin vesh shqiptarët do tju rrënqethen mishrat dhe do të reagojnë sikur të ishin të kafshuar nga një gjarpër tmerrësisht helmues dhe menjëherë vdekjeprurës. Rama e di arsyen e vërtetë dhe po përpiqet të gjejë një mënyrë për të dalë nga rrethimi dhe shmangur reagimin e ashpër e të paparashikueshëm të publikut. Do të jetë një reagim edhe më i tmerrshëm dhe më i fuqishëm se në rastin e skemave piramidale. Le të presim ditët vijuese në javët e ardhshme.
Rama i friksuar në ekstrem, me shumë gjasa, pas disa ditësh do të vetëlargohet për të mos u detyruar të largohet nga veprimet e qytetarëve në protestë masive që janë të bindur në fitoren e kauzës së tyre. (Vetë)largimi i Ramës është një ngjarje e sigurtë dhe ndryshimet aktuale në qeveri si dhe arsyet e dhëna prej tij për largimin e tyre, vetëm pas pak ditësh, do të duken qesharake e të turpshme për inteligjencën e publikut. Të gjitha këto pas ditësh do të jenë një ngjarje nga e kaluara dhe vetëm me vlerë historike për publikun. Qytetarët dhe opozita duhet të marrin masat për formatin, detyrat dhe mandatin e qeverisë teknike.
Qeveria “teknike” kujdestare e zgjedhjeve të lira e të ndershme duhet të sigurojë jo vetëm zgjedhje të lira e të ndershme por duhet te garantojë që shumica dhe opozita e ardhshme të jenë të pastruar nga oligarkët, kriminelët dhe kanabistët. Dhe që të ndodhë kjo ajo duhet të ketë detyra qartësisht të përcaktuara dhe individë/ministra të aftë për ti kryer ato në kohën sa më të shkurtër, pra në një mandat të arsyeshëm. Disa nga detyrat e saj do të ishin:
Qeveria “teknike” kujdestare e zgjedhjeve të lira e të ndershme duhet të jetë njëkohësisht ndëshkuese e ashpër e të gjithë dukurive negative dhe bartësve të tyre të Rilindjes që kanë gjeneruar kapjen e shtetit nga oligarkët, lidhjen e shtetit me krimin dhe përdorimin e kanabisit për të blerë vota, kërcënuar votuesit dhe siguruar pasuri të paligjshme.
Qeveria “teknike” kujdestare e zgjedhjeve të lira e të ndershme duhet të ndricojë e eventualisht të ngrejë akuza me fakte e prova të pakundërshtueshme për cuar para drejtësisë të gjithë përgjegjësit që kanë importuar eventualisht në mënyrë të paligjshme plehrat e rrezikshme në territorin e Shqipërisë.
Qeveria “teknike” kujdestare e zgjedhjeve të lira e të ndershme s’duhet të lejojë të kandidojë asnjë individ që ka rekorde të tmerrshme kriminale. Asnjë individ që ka marrë dënim nga Gjykata Kushtetuese për abuzim me fondet publike apo është gjetur në konflikt interesi për përdorim të fondeve publike nga ai vetë apo familjarët e afërt. Po ashtu kjo qeveri duhet të gjejë të gjitha mekanizmat dhe mjetet për të goditur të gjithë ata që janë pasuruar duke abuzuar me pushtetin, duke shpërdoruar detyrën apo duke shkaktuar dëme të financave publike. Asnjë ish ministër apo drejtues i lartë i administratës publike, i akuzuar për korrupsion nuk duhet të lejohet të kandidojë pa kaluar një proces të lustrimit dhe pastërtisë së figurës.
Qeveria “teknike” kujdestare e zgjedhjeve të lira e të ndershme duhet të sigurojë pastërtinë e parlamentit të ardhshëm edhe nga përdoruesit e drogës duke i kërkuar cdo kandidati testin e drogës, Po kështu duhet të vejë në zbatim një filtër që zbulon të gjithë ata që kanë mashtruar me arsimimin me diploma fallso.
E thënë më qartë e shkoqur:
Qeveria “teknike” kujdestare e zgjedhjeve të lira e të ndershme duhet të ketë detyra qartësisht të përcaktuara dhe individë të aftë e të ndershëm, profesionsitë e me integritet të lartë, që të pengojnë Ramën në krye të bandës së Rilindjes, pas largimit nga qeverisja e vëndit, të manipulojë përsëri zgjedhjet me paratë e pista të korrupsionit, krimit dhe të kanabisit. Do të ishte fatale për vëndin dhe e me pasoja shumë të rënda për qytetarët deri në zhgënjyese për ta por edhe sigurinë e stabiltetin e vëndit, nëse Rama me të gjithë shpurrën e tij, do të largoheshin nga qeverisja nga qytetarët në protestë për tu rikthyer në pushtet përmes blerjes së votave me paratë e pista të korrupsionit, kërcënimit të votuesve me individët më rekorde kriminale dhe joshjes së qytetarëve me mekanizmin e kultivimit të kanabisit.
Qeveria “teknike” kujdestare e zgjedhjeve të lira e të ndershme duhet ti heqë Ramës dhe shpurës së tij cdo iluzion dhe mundësi jo vetëm për të mos qënë shumicë por as pakicë e klonuar e kësaj që është aktualisht. Kuvendi i ardhshëm duhet të jetë jo vetëm produkt i zgjedhjeve të lira e të ndershme, por përbërja e tij duhet të karakterizohet nga pastërtia e integriteti, arsimi e imazhi, në kuptimin më të gjërë të këtii përcaktimi, i cdo deputeti, si atij që bën pjesë në maxhorancë ashtu edhe atij që bën pjesë në opozitë. Qeveria “teknike” duhet të mos lejojë me cdo mjet e mënyrë që oligarkët, kriminelët e kanabistët të dalin nga dera dhe të futen nga dritarja e kuvendit. Qeveria “teknike” duhet të kthehet në një mekanizëm të vetingut politik për cdo individ që do të ulet në parlamentin e ardhshëm dhe besoj se për këtë operacion ajo do të ketë mbështetjen e plotë të publikut. Sepse fara e së keqes duhet shkulur nga cdo qelizë e kuvendit të ardhshëm, qoftë e shumicës qoftë e pakicës për të mos lejuar rilindjen e saj.