Albspirit

Media/News/Publishing

Kur do veprojë ligji në tregun oligopol të sigurimeve që rrjep shqiptarët?

30 mijë shqiptarë nuk kanë marrë asnjë kacidhe nga sigurimet që ata kanë paguar për automjetet e tyre. Kështu raporton sot Vizion Plus që ngre një çështje e cila kërkon trajtim urgjent. Sipas deputetit socialist, Ervin Bushati, që është prononcuar, ndërhyrjet ligjore nuk kanë sjellë përmirëism të situatës dhe për rrjedhojë borxhi është rritur, por edhe të drejtat e qytetarëve janë cenuar. AMF-ja në krye të së cilës ishte deri së fundmi, Enkeleda Shehi, është një ent skandaloz që bën sehir. Rasti më i fundit, kur u fol rritja  e tarifës dëshmoi kapjen e AMF-së e cila ndryshoi vendimmarrjen katër herë deri sa doli me deklaratën se pranonte analizën e operatorëve. Po kështu situata oligopol dhe traifat e dakordësuara nuk janë spekullim mediatik; së fundmi Autoriteti i Konkurencës ka publikuar raport për këtë çështje, por askush nuk ka ndërhyrë. Është koha që kjo strukturë mafioze që rrjep shqiptarët të çmontohet me ligj dhe atyre që kanë përfituar t’u shqyhen mashellat e korrupsionit deri më një.

Please follow and like us: