Albspirit

Media/News/Publishing

Lapsi.al: Ç’po kurdis Ilir Meta?

Edhe minisri i Bujqësisë ka vazhduar presionin ndaj Ramës duke konfirmuar se gjithçka po dirigjohet nga Ilir Meta. Pasi Ministrja e Integrimit deklaroi se ajo dhe forca e saj politike donin për shef qeverie kreun e LSI, Panariti tha para kamerave: ” E ku qëndrin e keqja nëse nje forcë politike kërkon që lideri i saj të jetë kryeministër”?

Këto deklarata marrin një kuptim tjetër jo se ati vijnë nga dy ministra te Ramës, por se ato bëhen pikërisht në ditën kur këmbëngulja e Tahirit për të mos u dorëhequr e detyroi Ramën të flijonte kot më kot edhe tre antarë të tjerë kabineti.

Pra duket qartë se në deklaratat r LSI ka një strategji të mirëmenduar për destabilizimin e Ramës. Kur i duhej koka e Tahirit Meta nxorri dy ministra, Kokën dhe Manjanin për të goditur ministrin e Brendëshem. Ndërsa tani ka urdhëruar dy anëtarë të tjerë të kabinetit për të delegjitimuar Ramën. A po bën LSI edhe më kryeministrin të njëjtën lojë si me Tahirin një mjaj më parë? Ndoshta kjo është shpejt të thuhet. Por një gjë është e sigurtë: Deklarata e Klaida Gjoshës nuk qe as personale dhe as e pafajshme.

Ministrja e Integrimit, tha në një prononcim për televizionin lokal SOT7 se LSI kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të bëjë Ilir Metën kryeministër. “Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare”. Pas kësaj ajo u mbështet edhe nga Panariti. Në pamje të parë skenari duket i njëjtë. E vetmja gjë që mbetet mister është pyetja: Çpo kurdis Ilir Meta?

Please follow and like us: