Albspirit

Media/News/Publishing

Pas Tahirit, Rama shkarkon edhe tre ministra të tjerë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim prej rreth 1 orë në selinë e PS-së, me koordinatorët në qarqe ku është vendosur largimi i katër ministrave. Bëhet fjalë për largimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ministrit të Mirqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe Ministrit për pushtetin Vendor Blendi Çuçi. Zytarisht mësohet se një gjë e tillë pritet të bëhet publike gjatë ditës së hënë. Kjo me qëllim fuqizimin e PS-së në prag të zgjedhjeve, për t’i dhënë dinamizëm fushatës elektorale të 18 qershorit. Ministrat do të zëvendësohen me emra të tjerë për të qenë me kohë të plotë në aktivitetin qeveritar.

Takimi i Ramës me koordinatorët erdhi pikërisht pas largimit të Saimir Tahirit nga detyra e ministrit të Brendshëm një ditë më parë. Në këtë takimin në selinë rozë ka marrë pjesë edhe Tahiri, i cili ka qenë ndër të parët që i është bashkuar mbledhjes, si koordinator i qarkut të Tiranës. Në takim marrin pjesë Gramoz Ruçi koordinator për qarkun e Fierit, Blendi Klosi, për qarkun e Beratit, Vangjush Dako për Durrësin, Damian Gjiknuri për Vlorën, Bledi Çuçi për Gjirokastrën, Taulant Balla për Elbasanin, Ilir Beqaj për Kukësin, Mimi Kodheli për Dibrën dhe Lindita Nikolla si koordinatore për qarkun e Lezhës. Dy ditët e fundit kabineti qeveritar është përfshirë nga mistere të shumta rreth fatit të disa prej ministrave.

Please follow and like us: