Albspirit

Media/News/Publishing

Rama konfirmon largimet, por kush janë ministrat që marrin postet bosh

Kryeministri ka bërë të ditur gjatë mbledhjes me koordinatorët se në orën 17.00 do të bëjë të ditur shkarkimet më të fundit në qeveri si edhe arsyet për këto levizje në këtë fund mandati të qeverisë së tij. Sikundër u mësua edhe më herët ministrat që lëvizin nga postet e tyre janë ai i Brendshëm Saimir Tahiri, ai i Reformës Territoriale Blendi Çuçi, i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe i Punës Sociale Blendi Klosi. Nuk bëhet i ditur ende nëse në orën 17.00 krahas me shkarkimet Rama do të bëjë të ditur edhe emrat që zëvendësojnë katër të larguarit. Ndërsa mësohet se ndër emrat më të përfolur që priten të marrin postet e lëna bosh do të jenë Niko Peleshi, Pandeli Majko dhe Taulant Balla.

Please follow and like us: