Albspirit

Media/News/Publishing

Sekretari i Ligës Islame thërret vendet myslimane ta njohin Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Islame, Muhamed bin Abdulkerim al Isa, ka ftuar nga Prishtina shtetet muslimane që në afat sa më të shpejtë ta njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ai këtë thirrje e ka bërë nga Prishtina ku ka ardhur për të marrë pjesë në një konferencë shkencore të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës. Pas adresimit në konferencë, sekretari Muhamed bin Abdulkerim al Isa ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin të cilin e siguroi se do të angazhihet për pavarësinë e Kosovës nga vendet islame. Në këtë takim, sekretari Muhamed bin Abdulkerim al Isa e ka ritheksuar se populli shqiptar është shembull për gjithë botën për praktikimin modern të fesë islame. Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar sekretarin al Isa për vizitën në Kosovë dhe e ka ftuar që të angazhohet për promovimin dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Please follow and like us: