Vdekjet nga rrezatimet, gazetarja: Nëse unë jam viktima e radhës, portalet do thonë “e shkreta e kishte parashikuar”
Një alarm ka ngritur sot në mëngjes gazetari Denis Dyrnjaja përsa i përket vdekjeve nga sëmundjet kancerogjene. Ditën e djeshme është ndarë nga jeta një person jo më shumë se 40-vjeçar punonjës në një nga bankat në qendër të kryeqytetit, të cilit i ishin gjetur në trupin e tij doza të larta rrezatimi. Dhe pyetja që ngrinte gazetari ishte ‘’Çfarë po i vret shqiptarët”.
Të njëjtën pyetje ka pasur edhe një tjetër gazetare, Erjona Rusi. Ilirin që shumë shpejt do të bëhej baba i dy binjakëve e kishin mik të përbashkët të dy. Ajo vijon më tej duke thënë se nesër pasnesër mund të jetë ajo viktima e rradhës e madje mediat do të shkruajnë ‘’e shkreta e kishte parashikuar’’.
Në fakt është shumë e nevojshme që të ketë një reagim masiv ndaj këtyre shkaqeve ‘’të fshehura’’ që vrasin në heshtje çdo ditë, për hatër të disa bizneseve që pasurohen çdo ditë e më shumë.
SHKRIMI I GAZETARES ERJONA RUSI:
RA KY MORT E U TAKUAM! PO ÇFARË DREQIN PO NA VRET?
Dje takova pas kaq vitesh shokët e gjimnazit, por nuk u mblodhëm për mirë, por për mort, sepse përcollëm Ilirin, një shok, një djalë të mrekullueshëm, gjithmonë buzagaz e të çilter që kanceri i mori jetën ende pa e filluar mirë e pa i dhënë mundësinë as të shohe dy fëmijët e tij që po vijnë në jetë. Nje tragjedi nga ato që të lë të mekur…………
Por pse po e ndaj me ju që nuk patët fatin ta njihnit Ilirin? Sepse ka dicka që po na vret pak nga pak të gjithëve. Mjekët në Itali jane të çuditur me rastet e sëmundjeve kancerogjene që mbërrijnë nga Shqipëria. Sot lexova shkrimin e kolegut Dyrnjaja dhe kuptova se kam njesoj si ai një pyetje: ÇFARË DREQIN PO NA VRET?
Flitet për rrezatim të lartë, për miell jashtë standarteve e për shumë e shumë të tjera. Po a s’kemi të drejtë të dimë vërtetë se çfarë po ndodh me jetët tona? Përse nuk flasin ekspertët, përse ka vdekur kërkimi shkencor që të tregojë arsyet e vdekshmërisë së lartë tek moshat e reja dhe llojet e sëmundjeve kancerogjene që po na vrasin që të kuptojmë shkaqet e të dime të ruhemi apo të paktën të ruajmë fëmijët tanë?
p.s: Mbajeni mend këtë, sepse nëse unë jam viktima e radhës, portalet do thonë “e shkreta e kishte parashikuar” por prapë s’do e keni kuptuar se çfarë po na vret? Gjithesesi s’kam ndeërmend ta lë me një status këtë pyetje