Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Hoxha zbulon pazaret Rama-Meta

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar dy liderët e koalicionit qeverisës, Edi Rama dhe Ilir Meta, referuar ndryshimeve të fundit në qeveri.

Artan Hoxha i quan të gjitha lëvizjet, duke filluar nga Ylli Manjani, si një Pazar kokë më kokë mes Metës e Ramës.

Sipas tij, Rama heq Manjanin se i grric nervat, Meta i çon Vasilin që i shkruan letra për “sqarimin e vettingut”, heq Tahirin se i bën nervat kaçurrel, i dërgon Xhafajn që ia heq “hem dashurinë, hem qetësinë”.

Ja shkrimi i plotë:

Ja pra qe pazari eshte bere koke per koke,….
Ti do te heq Manjanin se te grric nervat, une te vendos Vasilin qe te shkruan letrat per “sqarimin e vetingut” ….
Ti do te heq Tahirin se te ben nervat kacurrel, e te dergon dosjet per “lidhje” me narkotrafikantet ne ambasaden e Lu-se, une te vendos Xhafen qe ta heq “hem dashurine, hem qetesine”, dhe ambasada e Lu-se e ka me sy te mire…
Keli mos na zhgenje, e di vet ti c’te pret po te kapen (keshille nga nje mik qe do te jesh shendosh e mire pavarsisht vendit ku ndodhesh)…

Please follow and like us: