Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Shëndetësia ju besua ndrikullës, asistentes me çizme në të gjitha vjedhjet të famozit Beqaj

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka komnetuar ndryshimet e fundit të ministrave në qeveri. Berisha shkruan se shëndetësia ju besua ndrikullës Manastirliu, asistentes me çizme në te gjitha vjedhjet të famozit Beqaj.

Gjithashtu, Ministria e drogës i besohet Fatmir Drogës, që me vëllain e tij kryekspert, trafikant ndërkombëtar droge, Agronin të dënuar në Itali, Venezuele dhe Ekuador, do siguroje trafikun e drogave te forta ne Shqiperi.

Statusi i plotë:

Emerimet e reja ne qeverine e Kanabistanit!

Te dashur miq, mediat njoftojne se:
-Ministria e droges i besohet Fatmir Droges, qe me vellain e tij kryekspert, trafikant nderkombetar droge, Agronin te denuar ne Itali, Venezuele dhe Ekuador, do siguroje trafikun e drogave te forta ne Shqiperi. Vella Ariani kontrollon per llogari te familjes trafikun e droges ne Vlore,Fier!Fatmiri si minister drejtesie e lehtesoj para drejtesise italiane duke mashtruar dhe paraqitur vllaçkon si te infiltruarin e antidroges shqiptare!

-Shendetesia ju besua ndrikulles Manastirliu, asistentes me çizme ne te gjitha vjedhjet te famozit Beqaj.

-Ministria e meshires dhe perdellimit i besohet ndrikull Oltes, e cila thuajse eshte rritur ne strehen varfnore te humanistes se famshme Shemsie Kadrise por qe ngrihet ne pergjegjesi sepse mami Neta e ka si dy here çupen e saj!!

-Ministria e pushtetit vendor i besohet Shalsit, hajnit te betuar me ze dhe figure se ne pushtet do vjedhim me lezet. Per kujtese, Shalsi perjetoi nje depresoin te thelle, thuhet me tentativa suicidale sepse krushka e pare nuk i dha asnjerin nga 8 apartamentet qe Shalsi nenkryetar bashkie i kishte marre me lezet si dhurata por qe i kishte vendosur ne emra te krushkes dhe rrethit te saj. Shalsi eshte serioz, do te vjedhe me lezet! sb

Please follow and like us: