Albspirit

Media/News/Publishing

Denada Zefi: 1000 problemet e shoqërisë:

1000 problemet e shoqërisë:
Rritja e tarifave studentore.
Studentët që ndjekin studimet në universitetet publike, ku le ta themi troç cilësia e mësimdhënies është më e lartë se në universitetet private, detyrohen që të paguajnë tarifa vjetore të barabarta me pothuajse dy rroga të prindërve të tyre. Shumica, duke i vënë në vështirësi familjet arrijnë të paguajnë, por trajtimi i studentëve si konsumatorë të cilët duhet të blejnë dijen dhe shërbimin universitar është në thelb i gabuar, sepse përveçse imponon një mendësi klienteliste ndaj shtresës më vitale të shoqërisë e cila duhet zhvilluar me kujdes e dashuri, shkakton edhe diçka akoma më të dëmshme : I edukon studentët që ta shohin gjithçka si mall konsumi, pra në thelb i keqedukon duke i bërë cinikë dhe dëmprurës për shoqërinë në të ardhmen.
Të mos flasim pastaj për pagesën e masterit e cila i kërkon çdo studenti 75% të të ardhurave vjetore të familjes së tij.
Kemi lejuar ngritjen e universiteteve private për ata që mund t’ja lejojnë vetes pagesat e larta vjetore. Është e tepërt dhe e dëmshme që të detyrojme dhjetëra mijëra studentë me të ardhura familjare mesatare ose të ulëta, që të kthehen në blerës të rëndomtë të dijes. Nëse kjo vazhdon të mos presim zhvillim prej tyre në të ardhmen, por zhvatje, sepse siç zhvaten ata sot pa skrupuj ashtu dhe do të përpiqen të bëjnë kur të punësohen.
#OrganizataUdhëheqëse
Luftë Dobësisë! Fuqi Vlerave!
Për njeriun dhe shoqërinë.
Revolucion VlerorPolitikShkencor

Please follow and like us: