Hoxha: Tahiri dërgoi dosjet për Metën në ambasadën e SHBA
Gazetari Artan Hoxha shkruan në rrjetet sociale teksa komenton emerimet e reja ne Qeveri, se është në dijeni të faktit se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dërguar një dosje në ambasadën e SHBA-ve për kreun e Kuvendit, Ilir Meta.Gazetari Hoxha, duke iu referuar Metës me “Ti” dhe Ramës me “Unë” shkruan ndër të tjera: “Ti do të heqësh Tahirin se të bën nervat kaçurrel, e të dërgon dosjet për ‘lidhje’ me narkotrafikantët në ambasadën e Lu-së, unë të vendos Xhafën që ta heq ‘hëm dashurinë, hëm qetësine’, dhe ambasada e Lu-së e ka me sy të mirë”.
Ja statusi i plotë i gazetarit Artan Hoxha në facebook:
“Ja pra qe pazari eshte bere koke per koke,….
Ti do te heq Manjanin se te grric nervat, une te vendos Vasilin qe te shkruan letrat per “sqarimin e vetingut” ….
Ti do te heq Tahirin se te ben nervat kacurrel, e te dergon dosjet per “lidhje” me narkotrafikantet ne ambasaden e Lu-se, une te vendos Xhafen qe ta heq “hem dashurine, hem qetesine”, dhe ambasada e Lu-se e ka me sy te mire…
Keli mos na zhgenje, e di vet ti c’te pret po te kapen (keshille nga nje mik qe do te jesh shendosh e mire pavarsisht vendit ku ndodhesh)”.
Please follow and like us: