Ilir Beqaj flet për herë të parë pas shkarkimit: Kurthe të panumërta në këto 3 vjet e gjysmë
Ilir Beqaj flet për herë të parë pas shkarkimit me urdhër nga kryeministri Edi Rama, nga posti i ministrit të Shëndetësisë.
Gjatë fjalës së tij sot në QSUT, Beqaj përmendi kuthet dhe vështirësitë me të cilat ai është përballur në këto tre vjet e gjysëm.
“Nuk ndihem keq nëse në dhjetor morëm nismën për koncensionet në Shëndetësi , unë besoj se në të ardhmen do reflektohen përmirësimet që u arritën në këtë fushë.
Ishte një rrugëtim i vështirë, me kurthe të panumërta, por që nuk arritën të lëkundin reformat, të cilat janë edhe shëmbëlltyra e kapjes së shtetit që deri tani nuk ka qenë për një shëndetësi. Pavarësisht pengesave dhe vështirësive ia dolëm, por e pranojmë se kemi ende shumë punë për të bërë e për t’u dhënë shqiptarëve atë që meritojmë. Vetëm në QSUT kemi arritur të investojmë 36 milionë lekë.
Financimet janë të siguruara, për kirurgjinë ka filluar puna dhe brenda muajit maj fillon leja e ndërtimit. Kemi patur ndihmën e qeverisë, nuk ishte i lehtë vendimi për të rënë dakort me financiuesit, por insistuam dhe arritëm mbështetjen e qeverisë, e cila e shtoi gjithashtu me 2.6 milionë lekë financimin. Gjëja e dytë e rëndë, ka qenë ndryshimi i hyrjes në spitalin e QSUT-së, për fat të keq me më shumë pribleme se të tjerët në vendet e tjera të Europës. Sot është momenti për të bërë një vlerësim, mendimi universal apo shëndetësia falas, të gjithë shqiptarët pa dallim e kanë mjekun e familjes falas, kanë mundësi dhe ne kemi bërë të mundur sigurinë që në rast urgjence. Së dyti duan lëvizje sa më të lehtë, transparente, nëse para 3 vitesh e gjysmë, shqiptarët shpenzonin më shumë se gjysmën e shpenzimeve për mjekimet, sot shpenzojnë vetëm 37 %. Por ende nuk është shumë. Ajo çfarë kemi ndryshuar në tre vite e gjysmë është kjo. Dua t’ju falenderoj që pranuat vështirësinë e reformave”, tha Beqaj.